Pas Gjermanisë, edhe Australia dhe Zelanda e Re i kanë dhënë fund fluturimeve të tyre të evakuimit nga Kabuli, ndërsa Afganistani po tërhiqet nga sulmet vdekjeprurëse të bombardimeve.
Fluturimi përfundimtar i evakuimit i Zelandës së Re ishte ulur në Emiratet e Bashkuara Arabe të enjten mbrëma, para se të ndodhnin sulmet. Asnjë anëtar i forcës së mbrojtjes kombëtare nuk ishte në Kabul në kohën e sulmit dhe asnjë Zelandez i Ri nuk u la në aeroport, njoftoi qeveria.
Sidoqoftë, ka ende qytetarë të Zelandës së Re në Afganistan, të cilët janë në kontakt me Ministrinë e Jashtme.
Ministri australian i Mbrojtjes, Peter Dutton gjithashtu konfirmoi se Australia ka përfunduar misionin e evakuimit të vendit.
Ai shtoi se ishte “mirënjohës” për punën e forcave australiane dhe vlerësoi suksesin e tyre në evakuimin e më shumë se 4,000 njerëzve nga Kabuli.
Ndryshe, qytetarët australianë që mund të jenë akoma në Afganistan, shumë ka të ngjarë se do të shikojnë mënyra të tjera të evakuimit nga shteti afgan.