Dënohen mjekët zviceranë që bënë thirrje për mosvaksinim

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kantoni i Bernës ka marrë masa kundër dy mjekëve që kanë folur publikisht kundër vaksinimit anti-Covid dhe duke u bërë thirrje pacientëve të tyre që të mos marrin injeksione.

Detajet e rasteve dhe dënimeve të vendosura nuk u zbuluan, por autoritetet theksuan se profesionistët mjekësorë që kundërshtojnë me zë vaksinimin përbëjnë një rrezik për shëndetin publik, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Kantoni po heton gjithashtu raste të tjera të ngjashme, njëra prej të cilave ka të bëjë me një kirurg dhe mjek sportiv, i cili kishte nisur një apel publik për njerëzit që të kundërshtonin testet e shqyrtimit dhe mbajtjen e një maske mbrojtëse.

Share This Article