Princit Andrew të Britanisë i është paraqitur një padi nga një grua që e akuzon atë për abuzim seksual dhe rrahje të saj dy dekada më parë. Ajo thotë se ishte abuzuar edhe nga Jeffrey Epstein, një ish-financier i njohur amerikan.
Në një deklaratë me shkrim të paraqitur në Gjykatën e Qarkut në Manhatanit, Cesar Sepulveda, thotë se më 27 gusht i ka lënë një kopje të padisë së ngritur nga Virginia Giuffre, një oficeri policie që ruan shtëpinë mbretërore në Windsor të Anglisë, aty ky banon princi Andrew.
Zoti Sepulveda tha se punonjësit e sigurisë i kishte thënë një ditë më parë se ishin udhëzuar të mos pranonin dokumentet e gjykatës në emër të zotit Andrew, por një ditë më vonë i ishte thënë se dokumentet do t’i përcilleshin ekipit ligjor të princit.
Zëdhënësit e princit Andrew thanë të premten se avokatët e tij nuk kishin asnjë koment. Një burim pranë ekipit ligjor të zotit Andrew tha se princit nuk i ishin paraqitur dokumentet personalisht.
Princi 61 vjeçar, është një nga njerëzit më të njohur me lidhje me zotin Epstein i akuzuar nga prokurorët federalë të Manhatanit në korrik 2019 për shfrytëzim seksual të dhjetëra vajzave dhe grave.
Zoti Epstein, i cili ka qenë i dënuar për krime seksuale, vrau veten më 10 gusht të vitit 2019, në moshën 66 vjeçare në një burg në Manhatanit.
Në padinë e saj të datës 9 gusht të këtij viti, zonja Giuffre thotë se zoti Andrew e kishte detyruar atë të kryenin marrëdhënie seksuale të padëshiruara në shtëpinë e Ghislaine Maxwell në Londër, një personalit i njohur i jetës publike në Britani dhe bashkëpunëtore për një kohë të gjatë e zotit Epstein.
Zonja Giuffre thotë gjithashtu se princi Andrew kishte abuzuar me të edhe në rezidencën e zotit Epstein në Manhatan si dhe në një ishull privat që zoti Epstein zotëronte në ishujt Virgin të Shteteve të Bashkuara.
Në një intervistë dhënë BBC-së në nëntor të 2019, princi Andrew, i cili kishte qenë mik me zotit Epstein, i hodhi poshtë akuzat e zonjës Giuffre për abuzim seksual dhe tha se nuk i kujtohej takimi me të.
“Unë mund t’u them në mënyrë absolute e kategorike se nuk ka ndodhur kurrë“, tha princi Andrew.