Francë, shënohen afro 10 mijë raste të reja me COVID-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Numri i përgjithshëm i viktimave nga COVID-19 arriti në 115.442 ndërsa numri i rasteve në 6.887.791

Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar 9.966 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19).

Sipas të dhënave nga Agjencia e Shëndetit Publik, me 9.966 rastet e reja në 24 orët e fundit, numri i rasteve deri më tani ka arritur në 6.887.791 ndërsa me 81 vdekje numri i përgjithshëm i viktimave nga COVID-19 arriti në 115.442.

Në spitale vazhdojnë trajtimin 10.115 persona, prej të cilëve 2.151 në kujdesin intensiv. Ndërkohë norma e shtrimeve për trajtim në spitale ka që nga dje ka rënë në 18.4 për qind.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori 2020 e deri më tani numri i personave që kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 ka arritur në 49.540.420 ndërsa 46.428.107 të tjerë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.

Share This Article