Boksieri shqiptar, Reshat Mati e ka shënuar fitoren e radhës, këtë herë përballë Vladysav Baranov.
Mati pati performancë fantastike dhe në fund fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve.
80-72, 80-72 dhe 78-74 ishin pikët e gjyqtarëve për boksierin shqiptar.
“Ariu Shqiptar” në 11 ndeshje ka të gjitha fitore, teksa 7 prej tyre i ka fituar me nokaut.