Deputeti konservator në Mbretërinë e Bashkuar, David Amess, ka vdekur pasi u ther me thikë në takimin me zgjedhësit e tij në Essex.
Sipas BBC, policia ka deklaruar se një burrë ishte arrestuar nën dyshimin për vrasje pas therjes që ndodhi në Leigh-on-Sea.
Ata thanë se kanë sekuestruar një thikë dhe se nuk po kërkonin askënd tjetër në lidhje me incidentin.
Amess, 69-vjeçar, kishte qenë deputet që nga viti 1983, ai ishte i martuar dhe po ashtu ka lënë pesë fëmijë.