Pacolli: Tomor Morina shumë shpejt do të kthehet në shtëpi te familja

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli është shprehur i lumtur që Tomor Morina e fitoi betejën e parë të gjyqësorit në Maqedoninë e Veriut, për të kundërshtuar kërkesën serbe për ekstradim. 

“Jam i lumtur që Tomor Morina fitoi betejën e parë të gjyqësorit në Maqedoninë e Veriut për të kundërshtuar kërkesën serbe për ekstradim. 
Ne besojmë fuqimisht në punën profesionale të autoriteteve të Maqedonisë së Veriut dhe lidhjen e miqësisë që kanë vendet tona. 
Shumë shpejt ai do të kthehet në shtëpi te familja dhe miqtë e tij dhe u bëj thirrje të gjithëve të jenë të durueshëm”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Share This Article