ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim 6 hours ago
Shpikjet e lashta greke që ndikojnë ende në botë 7 hours ago
Java Europiane e Mobilitetit, Bashkia Shkodër: Plani i Mobilitetit drejt diskutimit publik 7 hours ago
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Spiropali në Nju-Jork: Shqipëria, aktor konstruktiv e i besueshëm në arenën ndërkombëtare 7 hours ago
Princ Harry merr goditjen e madhe nga mbreti Charles! 7 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Gjuha shqipe bashkon Akademitë e Shkencave të Shqipërisë dhe Kosovës

albnews by albnews
23 October, 2021
in Albania, Kosova
0
Gjuha shqipe bashkon Akademitë e Shkencave të Shqipërisë dhe Kosovës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

“Fajin ma ka gjuha”, motoja e zgjedhur për këtë “Tetor të librit” ka bërë bashkë në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit, dy Akademitë e Shkencave të Shqipërisë dhe Kosovës, ku u promovua ekspozita me 200 ekzemplarë librash shkencorë.

Të pranishëm në këtë aktivitet të rëndësishëm në kuadër të “Tetorit të librit”, ishin Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Skënder Gjinushi, Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, akademikë, profesorë dhe njerëz të letrave.

RelatedPosts

Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Spiropali në Nju-Jork: Shqipëria, aktor konstruktiv e i besueshëm në arenën ndërkombëtare

“Thaçi nuk ishte kryekomandant”, Duncan: UÇK kishte përbërje heterogjene

“Kjo është një ngjarje e rëndësishme kulturore, të vijmë në Tiranë për të prezantuar punën tonë ndër vite. Në Kosovë kemi një emancipim gjuhësor dhe duhet të jemi më aktiv në ngritjen e kulturës së gjuhës”, tha kryetari i Akademisë së Shkencave të Kosovës.

“Kosova ka jetuar në një periudhë shumë të gjatë në ambient dygjuhësor, sot është ndryshe. Shqipja është e para, por ende është e diskriminuar, kjo do të tejkalohet, sepse ka shenja pozitive”, vijoi ai, duke e quajtur “Tetorin e Librit” një mundësi të rëndësishme dialogu dhe diskutimesh mbi gjuhën.

Për kryetarin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Skënder Gjinushi, njohja me kolanën e librave të sesioneve të ndryshme të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës është shumë e rëndësishme për të vendosur arritjet më të mira në hapësirat shqiptare bashkë.

“Gjuha është pjesa më identitare që na bën të ndihemi komb, ajo që i ka bashkuar gjithnjë shqiptarët, ajo që na ka orientuar gjithnjë shpirtërisht dhe historikisht. Shqipja është një nga gjuhët më të vjetra të këtij gadishulli, e më të zhvilluara, e cila falë aftësive të saj, ka përballuar trysninë e historisë, me vështrimin e hershëm drejt Europës. Ju jeni mbrojtësit më të mirë të kësaj gjuhe, të cilën e keni pasuruar me punën tuaj studimore, erudicionin e mendimit, duke e pasuruar me dhjetëra botime”, tha drejtoresha e QKLL-së, Alda Bardhyli.

Sipas saj, ardhja e akademikëve të Kosovës në Tiranë është në vijim të përsosjes së raporteve të komunikimit mes dy vendeve, në kuadër të marrëveshjes që dy qeveritë kanë në fushën e kulturës.

Gjatë takimit referuan akademikët Eqrem Basha, Justina Shiroka Pula, Luan Mulliqi, Myzafere Limani.

Të 200 ekzemplarët e librave të autorëve dhe akademikëve të Kosovës tashmë mund të vizitohen në hapësirat e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 1 nëntor./ATSH/ 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim

Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim

22 September, 2025
Shpikjet e lashta greke që ndikojnë ende në botë

Shpikjet e lashta greke që ndikojnë ende në botë

22 September, 2025
Java Europiane e Mobilitetit, Bashkia Shkodër: Plani i Mobilitetit drejt diskutimit publik

Java Europiane e Mobilitetit, Bashkia Shkodër: Plani i Mobilitetit drejt diskutimit publik

22 September, 2025
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Spiropali në Nju-Jork: Shqipëria, aktor konstruktiv e i besueshëm në arenën ndërkombëtare

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Spiropali në Nju-Jork: Shqipëria, aktor konstruktiv e i besueshëm në arenën ndërkombëtare

22 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result