Në replikën mes Bashës e Ramës, krytari i PD-së hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama per procesin e rindertimit dhe tenderat qe i quajti abuzive.
Pjese nga deklarata:
Meqë kërkon të flasësh me shifra por shifrat nuk i di, të vetmet tendera me procedure korrekte janë ato me fondet e BE që ti i urren se aty nuk i përcakton dot sic përcakton cdo tender mbi 1 milionë euro në zyrën tënde sic e dinë gjithë biznesmenët.
Edhe tarifën ta dinë. Nuk e di e ke vendos vet apo me Engjëllin, por tarifat e tua për cdo tender mbi 1 mln euro, se nën 1 mln euro je bujar, ua ndan këtyre të tjerëve, ato tarifa i di gjithë Tirana. Gjithë Tirana i ka marr vesh.
Merri pak ato letrat kudo ku i ke futur, ndoshta akoma te zyra e ish zv kryeministrit, ndoshta tigri i ka djegur, ndoshta ai zv.kryeministri ka ruajtur ndonjë kopje e shiko si në tenderat e tua s’ka konkurencë se i ke përcaktuar ti.
Ke përcaktuar pastaj edhe rryshfetin e si do ndahet rryshfeti.
Arsyeja jonë e vetme për të qenë në këtë sallë nuk është për të bërë lojëra fjalësh me ty se ty ta kanë pirë lëngun të gjithë edhe ata që mendon se i ke akoma miq.
Qëllimi ynë është që me rrugën më pak të dhimbshme për shqiptarët, të të largojmë nga kjo sallë ty dhe gjithë kalorësit e korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe t’ja kthejmë këtë sallë shqiptarëve, t’i hapim rrugë asaj që ti e ke frikë si djalli temjanin, vetingut të politikanëve”.