Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë njoftoi se 7 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit.
Nga 3015 testime të kryera, 547 persona janë konfirmuar pozitivë, ndërsa 409 të tjerë rezultojnë të shëruar.
Në total, në Shqipëri janë 7692 raste aktive.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 154 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.
Që nga shpërthimi i COVID-19 në Shqipëri janë regjistruar 184.887 raste pozitive, prej tyre 174.279 janë shëruar, ndërsa betejën me virusin e kanë humbur 2.916 pacientë.