Pas shtatë fitoreve radhazi, Chelsea ka barazuar në shtëpi kundër Burnleyt 1:1, në kuadër të xhiros së 11-të të Premier Leagues.
Blutë kaluan në epërsi të parët përmes Kai Havertz në minutën e 33-të dhe kishin raste të panumërta për ta ngritur rezultatin.
Megjithatë, kur mendohej se tre pikët do të mbetnin në “Stamford Bridge”, Vydra në minutën e 80-të baraspeshoi rezultatin.
Chelsea mbetet liderë e tabelës me 26 pikë, ndërsa Burnley me tetë pikë mban pozitën e 18-të.