ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer 13 hours ago
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste 13 hours ago
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin 13 hours ago
Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër 13 hours ago
Spiunonin për Rusinë, Britania arreston 2 burra dhe një grua të dyshuar si agjentë 13 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Basha në Kuvend: Këtu gjithçka është antikushtetuese

albnews by albnews
16 November, 2021
in Albania
0
Basha në Kuvend: Këtu gjithçka është antikushtetuese
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryetari i PD-së Lulzim Basha reagoi sot në Kuvend, ndërsa mbahej seanca e shqyrtimit të projektbuxhetit 2022, ndaj komenteve të Ballës për zbatimin e rregullores së Kuvendit.

Duke replikuar me kryetarin e grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, pasi ky i fundit kërkoi që deputetja Grida Duma të zbatojë rregulloren, Basha u shpreh se “Kodi i sjelljes së deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, që është një harxhim kriminal i parave dhe taksapaguesve të OSBE-së, këtë ia kam thënë ambasadorit paraardhës dhe ia them dhe këtij të riut që ka ardhur”.

RelatedPosts

Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

Mocion për shkarkimin e Peleshit, “U shkel Kushtetuta”, PD: Të përsëritet seanca

VanHorn: Ndarja e pushteteve, liria e fjalës dhe sundimi i ligjit, themeli i besimit mes qeverive e popujve

Basha deklaroi se në këtë Kuvend ka kriminelë.

“Pse është një harxhim kriminal parash, sepse kjo nuk është gjë tjetër veçse një koperturë që ju doni të hidhni mbi një Kuvend, i cili ka një problem, ka një problem që ka ekzistuar dhe para 2013-ës por që ka marrë dimensione botërore pas 2013-ës. Këtu në këtë Kuvend ka kriminel, këtu tani që flasim ka anëtarë të krimit të organizuar në kartelat e sistemit të inteligjencës së policisë së shtetit. Në kartelat e Europolit, në kartelat e Interpolit, në kartelat e FBI-së, në kartelat e DEA-s, janë kriminel të ulur këtu. Ka dhe bedel të organizatave kriminale në kuptimin e Konventës së Palermos, jo më në kuptimin e retorikës politike. Të atyre që quhen grupe të strukturuara kriminale, edhe sipas kodit penal të Republikës së Shqipërisë. Dhe mbi të gjitha, këtu mbrapa, ulet dikush i cili ka përdorur fyerjet më të rënda, gjuhën më të ulët që njeh fjalori shqiptar, në veçanti ndaj zonjave në këtë parlament, tash 8 vite. Tash 8 vite pa i hyrë gjemb në këmbë. Ndaj, nëse do të kishte një proporcionalitet, e para dhe kryesorja që s’mund të ikni ju dhe të na bëni ne këtu morale për kodin e sjelljes së deputetit, është të kaloni Vetingun në politikë, të pastroni sallën nga kriminelët dhe politikanët me kontakte të papërshtatshme”, shprehet ai.

Basha deklaroi se siç, “kemi votuar të pastrojmë gjyqësorin, pastroni sallën këtu”.

“Kjo është e para, deri në atë moment më shumë vlen letra e banjos në tualetet e Kuvendit, se sa kjo këtu. Mos na e tundni këtë këtu. Kjo është e para. Dhe e dyta, kur të filloni me sanksione, në qoftë se nuk zbatoni proporcionalitetin e sanksioneve i bie që për aq kohë sa i ka mbetur dhe të jeni të sigurt që do të punojmë çdo ditë t’ia shkurtojmë orët, ai këtu nuk duhet të vij fare me ato që ka nxjerr nga goja. Këtë legjislaturë dhe legjislaturat e tjera, prandaj matini dhe një herë fjalët, mos na e tundni këtë, mos e tundni litarin në shpinën e të varurit se po vareni nga plepat e gjithë Shqipërisë si parti e kriminalizuar në palcë”, tha ai.

Duke folur sërish në Kuvend me kushtetutë në dorë, Basha tha se kjo është vërtetë kushtetuta e Shqipërisë por gjithçka tjetër këtu është jo vetëm pa lidhje me këtë kushtetutë por është antikushtetuese.

“Kjo është me të vërtetë kushtetuta e republikës së Shqipërisë, por gjithçka tjetër këtu është jo vetëm pa lidhje me këtë kushtetutë por është antikushtetuese. Dhe ne nuk jemi këtu si garnitura e një skote antikushtetuese të ardhur me parat e krimit, me bandat me blerjen e votës me shpërdorimin e parave të tërmetit me keqpërdorimin e fatkeqësisë me shkatërrimin e fshehtësisë dhe lirisë së votës dhe këto janë citime të raportit të OSBE-ODHIR. Ne kemi ardhur këto të bëjmë gjithçka për ta çliruar Shqipërinë nga kjo skotë. Me gjithë respektin që kam për ato të paktë mes jush që nuk kanë lidhje me masakrën zgjedhore të 25 Prillit”, tha ai

Në vijim Basha tha se kur e merr kete në dorë kujdes, sepse të paketa janë faqet ku nuk janë shkruar rregulla që i keni dhunuar me vetëdije.

“Keni dhunuar edhe ndryshimet e njëanshme antikushtetuese që keni bërë me 30 korrik. Vetëm për ta mbajtur pushtetin me dhunë me 25 Prill. Këtu është edhe parashikimi kushtetues që keni shkelur jo më pak se 2 javë më para kur ndaluat komisionin hetimor Beccheti. Ndonëse keni 3 vendime të Gjykatës Kushtetuese. Ju nuk pyesni për kushtetutë, ju nuk pyesni për gjykatë kushtetuese, ju nuk pyesni për ligj, ju s’pyesni për njerzillëk, ju s’pyesni për njerëzit, ju s’pyesni për hallet e tyre. Ju keni vetëm hallin tuaj dhe për hallin tuaj jeni gati ti veni flakët këtij parlamenti dhe Shqipërisë. Nuk do ua lejojmë dhe do të digjeni vetë në flakën që keni ndezur”, tha Basha./ATSH/ 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

18 September, 2025
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

18 September, 2025
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

18 September, 2025
Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër

Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër

18 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result