ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev nuk ia del në finale 1 hour ago
Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike 2 hours ago
Çifti britanik zhytet në kanalin e Venecias, gjobitet dhe i ndalohet hyrja për 48 orë 3 hours ago
Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision 3 hours ago
Rubin në Hagë: Hetimet për vrasje nga UÇK-ja nuk u vërtetuan kurrë, shumë nga akuzat janë të fabrikuara 6 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Serbia kërkon përfshirjen e Rusisë dhe Kinës në dialogun me Kosovën

albnews by albnews
13 August, 2019
in Bota, Kosova
0
Serbia kërkon përfshirjen e Rusisë dhe Kinës në dialogun me Kosovën
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Zyrtarë të lartë të Kosovës e kanë kërkuar disa herë përfshirjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun me Serbinë. Në shtetin serb e kërkojnë përfshirjen edhe të Kinës dh Rusisë në bisedime, nëse aty hyn SHBA’ja.

Zëvendëskryeministri serb, Nebojsha Stefanoviq, në një intervistë dhënë për mediumin serb “Novosti”, ka thënë se nëse SHBA-të angazhohen në një dialog për Kosovën, atëherë Rusia dhe Kina duhet të bëjnë të njëjtën gjë.

RelatedPosts

Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike

Rubin në Hagë: Hetimet për vrasje nga UÇK-ja nuk u vërtetuan kurrë, shumë nga akuzat janë të fabrikuara

Oficerët amerikane zbarkojnë në Bjellorusi, vëzhgojnë nga afër stërvitjen ushtarake me Rusinë

I pyetur se a do të ketë ndonjë referendum për ndryshimet kushtetuese, dhe se të bëhet një zgjidhje për Kosovën në të njëjtën kohë me zgjedhjet parlamentare, Stefanoviq, ka thënë Serbia ka bërë shumë për ndryshimet kushtetuese dhe gjyqësorin.

“Është bërë shumë punë për ndryshimet kushtetuese në lidhje me gjyqësorin, por ka ende shumë punë për të bërë, kështu që nuk mendoj se është realiste të thirret ndonjë referendum me zgjedhjet. Kur erdhi në një referendum për një zgjidhje të mundshme të problemit të Kosovës, kjo nuk u diskutua fare, sepse Presidenti Vuçiq ka thënë shumë herë se ne jemi larg nga ndonjë marrëveshje, e lëre më një zgjidhje”, u shpreh Stefanoviq.

Në pyetje se a e fshehë vazhdimi i dialogut me Prishtinën ndonjë kurth në kuptimin se duhet të arrihet marrëveshja për njohje reciproke, Stefanoviq ka thënë se, rezultati i marrëveshjes përfundimtare me

“Këtu jam plotësisht i qetë, sepse në dallim prej të gjithë atyre “gjenive” të cilët e kanë udhëhequr Serbinë, tani me udhëheqjen e Vuçiqit, për herë të parë kemi politikë shtetërore e cila arriti që çështjen e Kosovës, e cila për fuqitë të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës ishte çështje e kryer, ta kthejmë në rend dite. Tani ne pyetemi për ardhmërinë e krahinës sonë jugore, dhe ky është sukses i madh, për të cilin ka merita presidenti ynë Vuçiq. Dhe rezultati përfundimtar i çdo bisede mund të sjellë vetëm diçka çfarë është mirë për Serbinë”, u përgjigj  Stefanoviq, transmeton lajmi.net.

Në këtë intervistë, Stefanoviq ka treguar se edhe çfarë do të fitojë Serbia nga marrëveshja me Kosovën dhe nga bisedimet në përgjithësi.

“Vështirë është të thuhet, sepse deri dje kemi pasur, jo zero, por një minus të madh. Pak gjëra janë në duart e Serbisë, ka pasur aq veprime të gabuara prej vitit 2008 e deri 2012, sa që është pikëpyetje se çfarë mund të përmirësojmë dhe për çfarë janë të gatshme fuqitë e mëdha për të cilat Kosova është e pavarur. Në këto rrethana, suksesi ynë shumë i madh është se kemi arritur që ata të flasin me ne dhe t’i dëgjojnë qëndrimet tona”, u shpreh ai.

Stefanoviq po ashtu ka thënë se nëse Amerika përfshihet në dialog, atëherë edhe Rusia e Kina do të përfshihen në këtë proces dhe se përfshirja e tyre është krejtësisht e logjikshme.

“Dialogu është duke u zhvilluar nën mbikëqyrjen e Bashkimit Evropian dhe ka treguar disa kufij dhe në momente të caktuara është ndalur në disa pika. Mirëpo është e rëndësishme që të vazhdohet dialogu, kuptohet nëse është e mundur në formatin ekzistues. Mirëpo, nëse SHBA-të përfshihen në dialog atëherë, do të ishte krejtësisht e logjikshme përfshirja e Rusisë por ndoshta edhe e Kinës”, u shpreh Stefanoviq.

Kosovën do të jetë në të mirë të Serbisë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev nuk ia del në finale

Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev nuk ia del në finale

15 September, 2025
Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike

Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike

15 September, 2025
Çifti britanik zhytet në kanalin e Venecias, gjobitet dhe i ndalohet hyrja për 48 orë

Çifti britanik zhytet në kanalin e Venecias, gjobitet dhe i ndalohet hyrja për 48 orë

15 September, 2025
Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision

Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision

15 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result