Nga Tropoja ku po mban Foltoren e radhës, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se udhëtimi i drejt Tropojës ishte gjysëm qiellor dhe gjysëm tokësor.
Ai theksoi se ai vjen shpesh me mendje në Tropojë dhe se këtu ka kryer universitetin më të rëndësishëm të jetës së tij.
“Më pyeti Floriana se si ishte udhëtimi për në Tropojë. Gjysëm tokësor, gjysëm qiellor iu përgjigja asaj. Unë vij me mendjen time më shpesh me mendjen time në Tropojë. I përsëris vetes se sa i bekuar isha që linda në Malësinë e Gjakovës. Pas dekadash, dua tu them këtu se unë në vendlindjen time kreva universitetin më të rëndësishëm të jetës time.
Ne jemi mëkuar për një dashuri për vendin dhe për Kosovës, që ishte një tokë e shenjtë. Shkolla dhe librat e kishin ndaluar Kosovën, sepse për diktaturën nuk ekzistonte ajo, e kisha shitur. Shkova në shkollë të mesme dhe aty mësuesi na e bënte latinisht. Jam mësuar nga burra të besës dhe virtyteve. Jam me fat që kam lindur në malësinë e Gjakovës”, tha Berisha.
Ai theksoi se në 8 vite veriu i Shqipërisë është diskriminua më shumë se sa në çdo 8 vite të çdo pushtuesi të të gjitha kohërave.
“Ata të cilët deformojnë historinë dhe shkelin mbi gjakun e shqiptarëve që u thanë fuqive të mëdha se ne jemi komb dhe nuk i lëshojmë kurrë territoret tona. Ata shkruan me gjakun e tyre ndërgjegjen kombëtare. Prandaj të gjitha këto e bëjnë udhëtimin tim si një legjendë, gjysmë tokësor dhe gjysmë qiellor.
Në jemi mbledhur sot në një moment ku 8 vite me radhë Shqipëri ka kaluar nga një rekord i zi në një tjetër rekord të zi. Në 8 vite veriu i Shqipërisë është diskriminua më shumë se sa në çdo 8 vite të çdo pushtuesi të të gjitha kohërave. Asnjë investim nuk është bërë, përkundrazi, Edi Rama iu vu edhe taksën në rrugën e Kombit si armik i shqiptarëve. U vuri vizë ju, kurse shqiptarët e tjerë qarkullojnë pa taksa. I ka vënë taksë Veriut dhe Kosovës. Nuk po nxis përçarje, unë po luftoj përçarjet. Në 8 vite Rama dhe ministrat e tij shumëfishuan pasuritë e veta dhe varfëruan shqiptarët”, tha Berisha.