ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Vdekja misterioze e aktorit të njohur, autoritetet hetojnë disa pista 5 hours ago
INSTAT: Shqiptarët jetojnë më pak se banorët në BE 5 hours ago
Tradhtia sipas shenjave të horoskopit 5 hours ago
Prezantuesit italian i vjedhin orën 40 mijë euro 5 hours ago
Takimi mes Trump dhe Erdogan në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti amerikan: Marrëveshje tregtare dhe ushtarake 5 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Mesazhi shqetësues në listën e targave që qarkullon në Whatsapp

albnews by albnews
25 December, 2021
in Albania
0
Mesazhi shqetësues në listën e targave që qarkullon në Whatsapp
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kur Lapsi.al publikoi për herë të parë listën me emrat, numrat e telefonit, kartat ID, adresat dhe preferencat politike të 910 mijë qytetarëve të Tiranës, ne shpjeguam se databaza ishte pjesë e një sistemi, ku mund të kishin akses vetëm pak drejtues të Partisë Socialiste dhe ku, për çdo qytetar, janë hedhur të gjitha informacionet, që secili prej nesh i ka besuar shtetit.

Në këtë sistem online, që socialistët e shfrytëzuan për zgjedhjet e 25 Prillit, ata kanë bashkëngjitur informacione, që kanë qenë të regjistruara në institucione të ndryshme shtetërore, pa lidhje me njëri-tjetrin.

RelatedPosts

INSTAT: Shqiptarët jetojnë më pak se banorët në BE

Aksident tragjik në Shkodër, humbin jetën baba e bir

Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i jep fund karrierës diplomatike

Gjatë fushatës, të dhënat për një numër të caktuar votuesish i viheshin në dispozicion patronazhistit, në varësi të zonës që mbulonte secili prej tyre.

Duke ditur statusin civil, vendin e punës, pagën, makinën që kishte secili votues, duke u njohur me të dhënat pasurore, me një kërkesë për legalizim prone, për dëmshpërblim nga tërmeti, apo trajtimin me ndihmë ekonomike etj, patronazhisti krijonte menjëherë një ide se kë kishte përballë dhe në këtë mënyrë e kishte më të lehtë kontaktimin apo negociimin e votës.

Prandaj socialistët krijuan sistemin online, me informacione që do t’ia kishte zili çdo parti në çdo vend të botës. Por ky sistem ka një problem: është i paligjshëm.

Lista e parë e patronazhistëve

Në databazën e parë, për të cilën raportoi Lapsi.al ishte lista e 9 mijë patronazhistëve e kryqëzuar me informacione për 910 mijë banorë të Tiranës. Për secilin prej banorëve ishin numrat e celularëve dhe kartat e identitetit, adresat dhe bindjet politike. Realizimi i një databaze të tillë ishte i pamundur të krijohej nga gazetarët,  por kryeministri Rama mohoi importimin e të dhënave nga institucionet shtetërore drejt selisë së PS-së, duke thënë se patronazhistëve nuk kishte ç’ti duhej numri i kartës së identitetit të votuesve.

Lista me pagat e Janarit

Pikërisht kur skandali i listës së patronazhistëve po shuhej dhe kompjuterat e Partisë Socialiste ishin shmangur nga hetimit, në Whatsapp në të gjithë Tiranën nisi të qarkullojë një listë tjetër, ajo me pagat e muajit Janar të vitit 2021. Reagimi i zëdhënësit të qeverisë Endri Fugës ishte sërish mohues. Sipas tij, lista kishte edhe gabime në numrin e personave të deklaruar.

Lista me pagat e Prillit

Ndërkohë që kryeministri Rama po përpiqej të gjente një alibi për t’i shpëtuar përgjegjësisë mbi daljen e pagave të janarit, në ëhatsap nisi të qarkullojë një listë e dytë me pagat e muajit Prill. Kjo ishte akoma më e pasuruar. Me 60 mijë vende pune më shumë dhe me numrat e telefonit të qindra të punësuarve.

Kryeministri Rama tha se dyshonte se lista mund të ishte nxjerrë nga punonjës të Tatimeve dhe akuzoi për këtë opozitën e vendit. Ai i bëri thirrje prokurorisë të hetojë duke drejtuar gishtin tek punonjës të Tatimeve.

Lista me të dhënat e targave të mjeteve

Një listë tjetër me të tjera të dhëna personale të qytetarëve qarkulloi në Whatsapp këtë të premte. Me të njëjtën lloj materiali kompjuterik, lista përmban llojin e makinës që disponon secili prej nesh, targa, ngjyra e saj etj.

Drejtori i targave, Blendi Gonxhe bëri një reagim sa për të kaluar radhën. Sipas tij të dhënat për mjetet janë të regjistruara në disa institucione dhe me këtë “i lau duart” për rrjedhjen e të dhënave, duke mos mbajtur asnjë përgjegjësi.

Pse po dalin të dhënat e tjera personale

Duket sikur lista e targave të makinave nuk prek aq sa lista e pagave, por publikimi i saj është akoma më shqetësues.

Databaza me targat që doli sheshit provon vetë ekzistencën e sistemit, që krijoi Partia Socialiste dhe që Lapsi.al e paralajmëroi që para zgjedhjeve të 25 Prillit. Vetëm drejtuesit e Partisë Socialiste kanë fuqinë që të sigurojnë në një dokument informacione nga institucione të ndryshme. Numrat e celularëve nga E-Albania, pagat nga Tatimet, adresat nga Gjendja Civile apo targat e makinave nga DPRRTSH i bashkon vetëm partia-shtet.

Vetëm nga Partia Socialiste që administron prej vitit 2013 institucionet shtetërore mund të dalin brenda pak ditësh lista të tilla të dhënash nga institucione të ndryshme, pa asnjë lidhje me njëri-tjetrin. Asnjë tatimor nuk mund të ketë nxjerrë listën e targave i vetën, asnjë punonjës i gjendjes civile nuk mund të nxjerrë numrat e celularëve nga E-Albania dhe asnjë IT nuk mund t’i gjejë pagat qindra mijëra punonjësve në Shqipëri.

Dalja e të dhënave për targat këtë të premte, provon pikërisht ekzistencën e sistemit të patronazhimit me të dhënat personale, që ideuan mendjet perverse të atyre që drejtojnë shtetin, si një nga armët kryesore me të cilën nisën fushatën në zgjedhjet e 25 Prillit./Lapsi.al/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Vdekja misterioze e aktorit të njohur, autoritetet hetojnë disa pista

Vdekja misterioze e aktorit të njohur, autoritetet hetojnë disa pista

21 September, 2025
INSTAT: Shqiptarët jetojnë më pak se banorët në BE

INSTAT: Shqiptarët jetojnë më pak se banorët në BE

21 September, 2025
Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

21 September, 2025
Prezantuesit italian i vjedhin orën 40 mijë euro

Prezantuesit italian i vjedhin orën 40 mijë euro

21 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result