Aksident në tunelin e Kalimashit, një i vdekur dhe disa të lënduar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tunelin e Kalimashit teksa ka humbur jetën pasagjerja E.S dhe janë plagosur 4 të tjerë.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur brenda tunelit me drejtim Tiranën, ndërsa të plagosurit janë nisur drejt Spitalit të Kukësit.

Shërbimet e policisë , urgjencës, dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje.

Njoftimi i policisë:

Më datë 07.01.2022, në brendësi të tunelit të Kalimashit janë përplasur dy automjete, me drejtues shtetasit Gj.M., banues në Shkopet dhe N.Z., banues në Kosovë. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë pasagjerja E.S., banuese në Shkopet, si dhe janë plagosur 4 shtetas të tjerë, të cilët janë transportuar në spitalin e Kukësit. Grupi hetimor dhe shërbimet e Njësisë për Sigurisë Rrugore të autostradës Kalimash- Morinë, ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Share This Article