ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Qeveria “Rama 4” bën betimin në Presidencë. Kabineti i ri nis zyrtarisht detyrën 57 minutes ago
Metani: Fyerjet ndaj magjistratëve, të papranueshme. Sadushi: Të ndërtojmë një drejtësi që besohet 59 minutes ago
SHBA i vë veton rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon armëpushim në Gaza 1 hour ago
Ambasadori britanik në “Bondsteel”: Britania qëndron krah Kosovës në çdo rrethanë 2 hours ago
Hajdutët shkrijnë një byzylyk ari 3000-vjeçar që i përkiste faraonit egjiptian 2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Aktori i madh Robert Ndrenika feston 80-vjetorin e lindjes

albnews by albnews
10 January, 2022
in Albania
0
Shembja e Teatrit/ Aleanca: Mbase Ndrenika është keqinformuar nga ata që duan të mbulojnë zullumet e tyre…
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

“Artisti i Popullit” dhe mjeshtri i fjalës Robert Ndrenika feston sot 80-vjetorin e lindjes.

Robert Ndrenika, artisti me shpirt të madh, është ndër të paktët aktorë që rolin e luan me një sens të spikatur realist. Ndrenika është skicues i karaktereve të goditura. Përjetimi i tij është i thellë dhe tejet organik që shkakton emocion.

RelatedPosts

“Hiqni dorĂ«, do tĂ« marrim edhe fĂ«mijĂ«t”/ Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoji, dĂ«shmon vĂ«llai i njĂ« prej tĂ« pandehurve, tregon si u njoh me “Rrumin e Shijakut”

Konsumuan karamele me kanabis dhe u paraqitën me urgjencë në spital, si paraqitet gjendja shëndetësore e 3 motrave në Korçë

Betohen në Presidencë Edi Rama dhe ministrat e rinj

Me një portret të dashur dhe zërin që di të futet në lëkurën e çdo personazhi, rolet e shumta të interpretuara prej tij pasqyrojnë edhe botën e madhe shpirtërore që e karakterizon.

Robert Ndrenika lindi në Tiranë, në vitin 1942. Talenti i tij spikati që në vitet e para të jetës, kur ai kultivonte pasionin e tij për teatrin në Shtëpinë e Pionierit në Tiranë. Pas përfundimit të gjimnazit “Qemal Stafa”, në vitet ai 1960-1964 nis studimet për aktor në Shkollën e Lartë “Aleksandër Moisiu”.

Nga ky vit, deri më 1970, punoi si aktor në Teatrin “Skampa” të Elbasanit. Në vitet 1970-1974 punoi si aktor në Teatrin e Institutit të Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve), më pas në Teatrin Kombëtar, deri sa doli në pension. Presidenti i asaj kohe, Bamir Topi, i akordoi Ndrenikës titullin e lartë “Nder i Kombit” (në vitin 2012).

Për shumë vite punoi si aktor i lirë (pas pensionit). Midis të tjerash, ka interpretuar: “Besa” e Sami Frashërit, “Ura” e Minush Jeros, “Prefekti” i Besim Levonjës, “Familja e peshkatarit” e Sulejman Pitarkës, “Bashkë me agimin” e Kolë Jakovës, “Midis dy njerëzve” e Kiço Blushit, “Skënderbeu” i Lec Shllakut, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” dhe “Stinë e mërzitshme në Olimp” të Ismail Kadaresë, “Lumi i vdekur” i Jakov Xoxës, “Fytyra e dytë” dhe “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” të Dritëro Agollit, “Shkallët” dhe “Shtëpia me dy porta” të Ruzhdi Pulahës, “Shumë zhurmë për asgjë”, “Nata e dymbëdhjetë” dhe “Zbutja e kryeneçes” të Shekspirit, “I sëmuri për mend” dhe “Kopraci” të Molierit, “Udha e largët” e Arbuzovit, “Luiza Miler” e Shilerit, “Prometeu” dhe “Njeriu që pa vdekjen me sy” të Viktor Eftimiut, “Dashuri e tillë” e Kohoutit, “Banja” e Majakovskit, “Arturo Ui” e Brehtit, “Vdekja e një komisioneri” e Millerit, “Vizita e damës plake” e Dyrrenmatit, “Magjia e madhe” dhe “Cilindri” të De Filipos, “Darka e të marrëve” e Veberit, “6 vjet shtatzënë” e Cikliropulosit, “Pulëbardha” e Anton Çehovit, “Histori zooparku” e Ollbit, etj.

Filmat :
Kronikë provinciale (2009)
Tifozët – (2004) komedi
Njerëz dhe fate – (2002)
Tirana, viti zero
Parullat – (2001), Lleshi
Bolero – (1997)
Nata e dymbëdhjetë
Edhe kështu edhe ashtu
Botë e padukshme
Përrallë nga e kaluara – (1987), Vangjeli
Vrasje në gjueti
Dhe vjen një ditë – (1986)
Gurët e shtëpisë sime – (1985)
Tre njerëz me guna – (1985)
Shi në plazh – (1984)
Shirat e vjeshtës – (1984)
Nxënësit e klasës sime – (1984)
Kohë e largët – (1983)
Besa e kuqe – (1982)
Era e ngrohtë e thellësive
Nëntori i dytë – (1982)
Prefekti, komedi, Qazim Mulleti

Vëllezër dhe shokë – (1982)
Një shoqe nga fshati – (1980)
Ditët që sollën pranverën – (1979)

Mësonjëtorja – (1979)
Në shtëpinë tonë – (1979)
Koncert në vitin 1936 (1978)
Shembja e idhujve – (1977)
Emblema e dikurshme – (1976)
Duke kërkuar 5-orëshin – (1974)
Rrugë të bardha – (1974)
Shtigje të luftës – (1974)
Kryengritje në pallat – (1972)
Odiseja e tifozave – (1972)
Kapedani – (1972),
I teti në bronc – (1970)
Horizonte të hapura – (1968),
Oshëtimë në bregdet – (1966)

Prefekti, komedi, Qazim Mulleti

Veliaj uron Ndrenikën në 80-vjetorin e lindjes

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj uroi sot aktorin Robert Ndrenika për 80-vjetorin e lindjes.

“Gëzuar 80-të vjetorin i miri Robert Robert Ndrenika – aktorit të dashur për të gjithë”, shprehet Veliaj./ATSH/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Qeveria “Rama 4” bën betimin në Presidencë. Kabineti i ri nis zyrtarisht detyrën

Qeveria “Rama 4” bën betimin në Presidencë. Kabineti i ri nis zyrtarisht detyrën

19 September, 2025
Metani: Fyerjet ndaj magjistratëve, të papranueshme. Sadushi: Të ndërtojmë një drejtësi që besohet

Metani: Fyerjet ndaj magjistratëve, të papranueshme. Sadushi: Të ndërtojmë një drejtësi që besohet

19 September, 2025
SHBA i vë veton rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon armëpushim në Gaza

SHBA i vë veton rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon armëpushim në Gaza

19 September, 2025
Ambasadori britanik në “Bondsteel”: Britania qëndron krah Kosovës në çdo rrethanë

Ambasadori britanik në “Bondsteel”: Britania qëndron krah Kosovës në çdo rrethanë

19 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result