Një rezidencë prej 105,000 metrash katrorë në Los Anxhelos kryeson listën e shtëpive më të shtrenjta në SHBA, dhe do të dal në treg me një çmim prej 295 milionë dollarësh.
Nëse shitet me atë shumë, prona në kodër, e quajtur “The One”, do të jetë shtëpia më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë në SHBA, “The One” ka 21 dhoma gjumi, 42 tualete, pishina të shumta, një klub nate të kompletuar me një zonë VIP. një rrugicë bowling, një kinema me 40 ulëse, një sallon flokësh me shërbime të plota dhe një garazh për 30 vetura.
Mund të thuhet që ky “resort”, për ndërtimin e të cilit u deshën 8 vite, më herët vlerësohej 340 milionë dollarë, por pronari i saj ka vendosur që ta nxjerrë në ankand në muajin shkurt nëse nuk shitet shpejt.