ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Meta nis mbylljen e llogarive nga Instagrami dhe Facebooku për fëmijët australianë 2 hours ago
Shtyhet për 9 dhjetor seanca paraprake për ish-kreun e ARRSH, SPAK pyet biznesmenin Vegaj 2 hours ago
80 vjet paqe dhe miqësi… Vizita historike e Presidentit të Gjermanisë në Angli, i shtrohet darkë dhe batuta nga Mbreti 2 hours ago
Berisha flet për takimin e Salianjit dhe paralajmëron llogaridhënie: Disa ia mbathën nga fushata për turizëm 3 hours ago
Mbi 600 mijë kubanë kërkojnë të marrin shtetësinë spanjolle 3 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Escobar paralajmëron sanksione të reja në Ballkan

albnews by albnews
17 January, 2022
in Albania, Bota
0
SHBA-ja i jep të drejtë Kosovës për reciprocitet, por pranon se u befasua
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Sanksionet nuk janë mjeti kryesor i angazhimit amerikan në Ballkanin Perëndimor, por ato kanë efekt dhe do të ketë edhe të tjera në vazhdim, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe, Zëvendësmdihmës Sekretari i Shtetit dhe i Dërguari Special për Ballkanin, Gabriel Escobar.

I fundit që iu nënshtrua sanksioneve të SHBA-së, është përfaqësuesi serb në Presidencën e Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik. Ndaj tij, SHBA-ja vuri sanksione pasi po punon në pavarësimin e Republika Srpskas, përkatësisht në prishjen e Marrëveshjes së Daytonit që i dha fund luftës në Bosnjë më 1995.

RelatedPosts

Akuzohet për korrupsion, jep dorëheqjen Federica Mogherini

Meta nis mbylljen e llogarive nga Instagrami dhe Facebooku për fëmijët australianë

Shtyhet për 9 dhjetor seanca paraprake për ish-kreun e ARRSH, SPAK pyet biznesmenin Vegaj

“Nuk dua që njerëzit të mendojnë se Shtetet e Bashkuara po angazhohen në rajon kryesisht përmes sanksioneve. Ne kemi shumë mundësi për të çuar përpara agjendën e partnerëve tanë, për të çuar përpara agjendën e njerëzve që përfaqësojnë me të vërtetë aspiratat e popujve të tyre”, tha ai, teksa foli edhe për sanksionet që SHBA-ja i vuri një grupi të serbëve të Kosovës, në krye me Zvonko Veselinoviqin dhe Milan Radoiçiqin. ”Kjo administratë (e Bidenit v.j.) është shumë e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe një nga mjetet në këtë luftë janë sanksionet. Dhe mund të them PO, do të ketë më shumë, por ky nuk do të jetë mjeti kryesor i angazhimit tonë. Për më tepër, më duhet të sqaroj gjithashtu se këto sanksione nuk janë kundër vendeve. Ato nuk synojnë popuj të veçantë. Ato synojnë individë që janë thellësisht të përfshirë në korrupsion”.

Escobar foli edhe për dialogun Kosovë – Serbi dhe tha se ky proces duhet të shkojë sipas agjendës së BE-së, që është edhe lehtësuese.

“Bashkimi Evropian ka një ndërmjetës në dialog dhe duhet të mbetet i tillë, ne e mbështesim plotësisht. Sa i përket mënyrës sesi do të formohet agjenda, kur do të caktohen takimet e radhës, këto pyetje do t’ua lija kolegëve të mi në Bashkimin Evropian. Ne besojmë se palët duhet të bien dakord brenda strukturës së dialogut të udhëhequr nga BE-ja. Dhe në këtë drejtim, çfarëdo që ato bien dakord, ne do ta mbështesim zbatimin”, tha Escobar.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Meta nis mbylljen e llogarive nga Instagrami dhe Facebooku për fëmijët australianë

Meta nis mbylljen e llogarive nga Instagrami dhe Facebooku për fëmijët australianë

4 December, 2025
Shtyhet për 9 dhjetor seanca paraprake për ish-kreun e ARRSH, SPAK pyet biznesmenin Vegaj

Shtyhet për 9 dhjetor seanca paraprake për ish-kreun e ARRSH, SPAK pyet biznesmenin Vegaj

4 December, 2025
80 vjet paqe dhe miqësi… Vizita historike e Presidentit të Gjermanisë në Angli, i shtrohet darkë dhe batuta nga Mbreti

80 vjet paqe dhe miqësi… Vizita historike e Presidentit të Gjermanisë në Angli, i shtrohet darkë dhe batuta nga Mbreti

4 December, 2025
Berisha flet për takimin e Salianjit dhe paralajmëron llogaridhënie: Disa ia mbathën nga fushata për turizëm

Berisha flet për takimin e Salianjit dhe paralajmëron llogaridhënie: Disa ia mbathën nga fushata për turizëm

4 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result