ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Marrëveshja për Industrinë e Mbrojtjes, Shqipëria dhe Italia do ndërtojnë mjete lundruese civile e ushtarake në Pashaliman 9 hours ago
Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera 17 hours ago
Ndahen çmimet e Panairit të 28-të të Librit, Artan Fuga fiton ‘Autori më i mirë i vitit’ 17 hours ago
Rama uron dy Kombëtaret me shqiponjën dy krenare 17 hours ago
Fitch rrit vlerësimin e Greqisë për shkak të një pozicioni të fortë fiskal 20 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Berisha i reagon ambasadores amerikane: Pse s’thoni asgjë kundër qeverisë?

albnews by albnews
30 January, 2022
in Albania
0
Berisha i reagon ambasadores amerikane: Pse s’thoni asgjë kundër qeverisë?
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Takimi me qytetarët ditën  e votimit të primareve për kandidatët për kryetarë bashkie, ish-kryeministri Sali Berisha e shfrytëzoi për të akuzuar ambasadoren e SHBA Yuri Kim. Berisha deklaroi se Shqipëria u mbush me drogë ndërsa shqiptarët po ikin çdo ditë nga vendi, ndërsa Kim nuk thotë asnjë fjalë kundër qeverisë.

“Si ka mundësi që Shqipëria u mbush me drogë dhe nuk e thatë një fjalë kundër qeverisë. Kur drejtësia italiane solli dosjet e trafikantëve ministra i krahasuat këto dosje me dosje të thjeshta. Si ka mundësia që nga Shqipëria ikën investitorë të mëdhenj të huaj dhe nuk thoni një fjalë. Si ka mundësi që ikin qytetarët nga vendi dhe nuk thoni një fjalë kundër Edi Ramës. Si ka mundësi që vazhdoni të reklamoni reformën e dështuar në drejtësi.  Si ka mundësi që një njeri që kalon nga afera në aferë. Ne jemi miq të SHBA. Kjo që po bëjmë ne sot është praktikë strikte e amerikanëve. Do bëjmë gjithçka të afrohemi me atë vend.

RelatedPosts

Marrëveshja për Industrinë e Mbrojtjes, Shqipëria dhe Italia do ndërtojnë mjete lundruese civile e ushtarake në Pashaliman

Rama uron dy Kombëtaret me shqiponjën dy krenare

Skuadra angleze mbërrin në Tiranë, gati për duelin e fundit me Shqipërinë

SHBA na kanë ndihmuar në luftën kundër korrupsionit. Qeverisja e përparme ia doli të dyfishojë rroga dhe pensione duke luftuar korrupsioni. Kjo zonjë nuk thotë një fjalë për korrupsionin e qeverisë, por vetëm për ish zyrtarë. Shikoni ç’bëhet me FSHF. Kanë votime ata. Përdoret tritoli, përdoren tatimorët kundër një njeriu që nuk e mundin dot me votë. Ky është standardi. A thuhet një fjalë për blindimin e selisë së PD? A keni dëgjuar një fjalë? Asnjë. Këto janë parime të George Soros. Do të qëndrojmë në të drejtën tonë sepse pamë me sytë tanë si vota e lirë u përzu nga Shqipëria. Natën e 25 prillit zonja uroi kreun e KQZ për zgjedhjet më të këqija në historinë e Shqipërisë.

Do bëjmë çdo gjë për rivendosjen e demokracisë në Shqipëri. Beteja është e ashpër por ne do bëjmë çdo gjë për rivendosjen e tij. Sot në disa rrethe po votojnë dhjetëra demokratë që nuk kanë marrë pjesë në referendum. I garantoj se mbetemi të hapur për një PD më të bashkuar dhe më të fuqishme se kurrë. Do mbetemi të vendosur për të mbrojtur interesat e tyre dhe interesin kombëtar”, tha Berisha.

Ai tha se Basha është marrë peng me dosjen “Nick Muzin” duke deklaruar edhe njëherë se në vend të selisë së PD janë projektuar të ndërtohen katër kulla të mëdha.

“Do ndërtohen 4 kulla të mëdha në vend të selisë së PD. Gjejeni ju tani se sa ka marrë për vete Lulzim Brava. Në këto kushte pluralizmi politik mori goditjen më të rëndë që nga themelimi i saj. Pluralizmin politik e ringjallën burra dhe gra, djem dhe vajza si ju. Lulzim Basha është marrë peng me dosjen Nick Muzin. I hetuar për pastrim parash në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Tiranë, Dhe ai firmosi për të mos shkuar në burg të largojë Sali Berishën nga detyra. Le të pyesim pak këtë zonjë dhe paraardhësit e saj”, deklaroi ai. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Marrëveshja për Industrinë e Mbrojtjes, Shqipëria dhe Italia do ndërtojnë mjete lundruese civile e ushtarake në Pashaliman

Marrëveshja për Industrinë e Mbrojtjes, Shqipëria dhe Italia do ndërtojnë mjete lundruese civile e ushtarake në Pashaliman

16 November, 2025
Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

16 November, 2025
Ndahen çmimet e Panairit të 28-të të Librit, Artan Fuga fiton ‘Autori më i mirë i vitit’

Ndahen çmimet e Panairit të 28-të të Librit, Artan Fuga fiton ‘Autori më i mirë i vitit’

16 November, 2025
Rama uron dy Kombëtaret me shqiponjën dy krenare

Rama uron dy Kombëtaret me shqiponjën dy krenare

16 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result