Justin Trudeau, kryeministër i Kanadasë, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Kreu i ekzekutivit kanadez, të hënën ka dhënë lajmin përmes një postimi në Facebook, duke shtuar se do të punojë në distancë gjatë kësaj jave.
“Jam duke ndjekur udhëzimet e shëndetit publik. Të gjithë, ju lutemi vaksinohuni dhe përforcohuni”, ka shkruar ai.
Dy nga tre fëmijët e Trudeau kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Tashmë ai dhe familja e tij janë izoluar.
Trudeau u takua personalisht të mërkurën me disa anëtarë të kabinetit të tij, të cilët sipas rregullave në Kanada obligohen të testohen.
4 nga 5 kanadezë janë të vaksinuar, kështu Kanada është ndër vendet me numrin më të lartë të të vaksinuarve.
Përkundër kësaj, Trudeau vazhdimisht ka bërë thirrje që të vaksinohen të gjithë në mënyrë që të mposhtet pandemia COVID-19.




