Dy raste të etheve Lassa janë identifikuar në persona të cilët së fundmi janë kthyer në Britani nga Afrika Perëndimore, njofton DailyMail.
Pacientët e infektuar janë anëtarë të së njëjtës familje nga Anglia, kanë thënë zyrtarët shëndetësorë në Angli.
Ata janë në mesin e 10 rasteve të sëmundjes së shkaktuar nga brejtësit në Britani dhe të parat që nga viti 2009.
Një prej pacientëve është hospitalizuar, kurse tjetri është shëruar plotësisht.
Sëmundja e njohur si “Ethet Lassa” është endemi në Nigeri dhe disa shtete të tjera në Afrikë. Njerëzit zakonisht infektohen pas ekspozimit ndaj ushqimit ose gjërave shtëpiake të kontaminuara me urinën e minjve të infektuar.