Osmani: Thaçi nuk do ta udhëheq dialogun, ai do të shkarkohet 

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

E nominuera e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre të vendit, Vjosa Osmani, duke folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se dialogun më nuk do ta udhëheq Hashim Thaçi.

Në një intervistë në emisionin Pressing të Televizionit T7, Omsmani ka thënë se presidenti Hashim Thaçi nuk do ta udhëheq dialogun mes Kosovës dhe Serbinë.

“Presidenti Hashim Thaçi nuk do ta udhëheq dialogun mes Kosovës dhe Serbinë. Unë nuk do ta lejoj këtë që të ndodhë. Ramush Haradinaj e ka bërë gabimin më të madh në qeverisjen e tij. Ai është dashur të merret me dialogun dhe jo të lihet në dorën  e Thaçit”.

Osmani ka thënë se Thaçi ka bërë shkelje kushtetuese pasi ka udhëhequr dialogun.

“ Ai duhet të shkojë në shtëpi dhe kjo do të ndodh pasi në ta marrim qeverinë. Ne do të kërkojmë nga Gjykata Kushtetuese interpretim për shkeljet që i ka bërë”, ka thënë Osmani.

“ Thaçi në asnjë mënyrë nuk do të jetë në krye të dialogut”.

Share This Article