Qeveria britanike duhet të shfuqizojë skemën e dhënies së “vizave të arta” për investitorët e huaj për shkak të thirrjeve në rritje për të ndaluar hyrjen e parave “të pista” ruse në Britaninë e Madhe.
Një burim i paidentifikuar i qeverisë konfirmoi raportet se vizat për investitorët e nivelit të parë do të hiqen javën e ardhshme, duke lejuar ata që investojnë të paktën dy milionë paund të qëndrojnë në Britani, raporton BBC.
Kjo skemë u prezantua në vitin 2008 për të inkurajuar njerëzit e pasur jashtë BE-së për të investuar në Mbretërinë e Bashkuar.