Studentja e ekselencës në Londër: Do të rikthehem në Shqipëri+

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rea Tresa po studion në Imperial College London, në degën e bioinxhinieri molekulare. Ajo është nga përfitueset e fondit të ekselencës për studentët shqiptarë që dëshirojnë të marrin dije në universitetet më të mira të botës.

Lajmi se Shqipëria do të mbyllë financimi për vitet e ardhshme nuk e gëzon, pasi ky është një investim dhe mundësi  që të rinjve nuk duhet t’iu mohohet.

Rikthimin në Shqipëri ka nisur ta mendojë që tani, me synime të qarta për të kontribuuar në rritjen e cilësisë akademike e profesionale në vend.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit për vitin akademik 2021-2022 nga buxheti i shtetit janë ofruar gati 1.2 milionë euro për 30 studentë, që po arsimohen kryesisht në Universitetet e SHBA, Anglisë dhe Zvicrës.

Share This Article