Ish-deputeti Selami Jenisheri: Jam me Putinin, rusët kanë të drejtë në luftën me Ukrainën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-deputeti i Parlamentit të Shqipërisë, Selami Jenisheri, thotë se Rusia ka të drejtë në luftën që po zhvillon në Ukrainë ku prej dy ditësh po e bombardon.

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë në Tv Klan, Jenisheri theksoi se politika e Ukrainës është e gabuar.

 “Rusët kanë të drejtë, por Ukraina e ka sherrin tek ky konflikt sepse Ukraina ka qenë pjesë e Rusisë dhe ka armë bërthamore.

Ty Rusia as të ka ngacmuar as nuk ka pretendim të të pushtojë. Ukraina merr një bombol jashtëzakonisht të madhe edhe ja vë në kufi Rusisë.  Ukraina i thotë rusit që unë dua të hyj në NATO dhe dua ta vë në kufi me ty.

 Me këtë gjë Ukraina e ka cënuar rëndë Rusinë. Kësaj i thonë që Ukraina do të shkatërrojë botën. Për mua politika e Ukrainës është pa mend në kokë”.

Share This Article