Edhe familja mbretërore ka dënuar agresionin rus ndaj Ukrainës.
Princi Charles është shprehur se ajo që po ndodh në Ukrainë është një sulm ndaj demokracisë dhe ndaj lirisë.
“Ajo që pamë në tragjedinë e tmerrshme në Southend ishte një sulm ndaj demokracisë, ndaj një shoqërie të hapur, ndaj vetë lirisë.
Ne po shohim të njëjtat vlera të sulmuara sot në Ukrainë në mënyrën më të pandërgjegjshme. Në qëndrimin që mbajmë këtu, ne jemi në solidaritet me të gjithë ata që po i rezistojnë agresionit brutal.”
Duka dhe Dukesha e Kembrixhit kanë thënë më parë në Twitter se ata “qëndrojnë me presidentin dhe të gjithë popullin e Ukrainës ndërsa luftojnë me guxim për atë të ardhme”.