Roman Abramovic, presidenti i Chelsea, Oleg Deripsata dhe 5 oligarkë të tjerë rusë, të cilët të gjithë së bashku kapin një shifër prej 15 miliardë paund pasuri janë “ngrirë”, sanksionuar nga Britania e Madhe. Ky ishte një vendim i pritshëm, i njoftuar që në momentin kur Rusia nisi agresionin ushtarak ndaj Ukrainës: “I kanë duart me gjak”, ky është motivi kryesor që i bashkon të gjithë, ky është motivi pse Britania e Madhe ka ndërmarrë këto sanksione.
Qeveria Britanike ka njoftuar se Roman Abramovich, presidentit të Chelsea, e ka të ndalur tashmë të kryejnë transaksioni financiare brenda Britanisë së Madhe, gjithashtu e ka të ndalur të operojë me biznese të tjera private, çka do të thotë se tashmë shitja e Chelsea bëhet e pamundur.
“Sanksionet e sotme tregojnë edhe njëherë se oligarkët dhe kleptokratët nuk kanë vend në ekonominë dhe shoqërinë tonë, me lidhjet e tyre të ngushta me Putin, ata janë bashkëfajtorë në agresionin e tij. Gjaku i ukrainasve është në duart e tyre, duhet të turpërohen”, tha Sekretarja e Marrëdhënieve me Jashtë të qeverisë angleze, Liz Trus.
Londinezët do të vuajnë në mënyrë direkte këtë vendim pasi si fillim plani i Abramoviç për të shitur klubin, nuk mund të vihet në veprim. Por jo vetëm kaq, pasi klubit i është bërë të ditur se nuk mund të shesë më bileta për ndeshjet e tij, apo të firmosë me futbollistë të rinj. Njëkohësisht, duhet që të mbyllë dyqanin dhe të pezullojë shitjen e të gjitha objekteve të marketingut.
Por statusi që ka klubi si “aset i rëndësishëm kulturor” i jep një leje të veçantë që të vazhdojë funksionimin e tij, që do të thotë të marrë pjesë në aktivitete, por me Abramoviç i cili nuk do të ketë asnjë lloj përfitimi financiar.
Në stadium nga tani e tutje do të lejohen vetëm tifozët të cilët kanë blerë abonetë sezonale. Edhe pse merkato cilësohet e bllokuar tashmë zyrtarisht, pasi nuk do të lejohet blerja e lojtarëve, stafi dhe futbollistët aktualë do të vazhdojnë të paguhen rregullisht dhe shërbimet e stadiumit do të funksionojnë normalisht në ditën e ndeshjes.