Këngëtarja e njohur shqiptare, Elsa Lila është vënë në pranga nga policia italiane në Romë.
Arrestimi i saj ka ndodhur pas një operacioni antidrogë të policisë së Romës, ku në pranga janë vendosur 13 persona, shqiptarë dhe italianë.
Hetimet janë zhvilluar nga prokuroria e Romës dhe drejtoria e Antimafias.
Mes tre të hetuarve është edhe Elsa Lila, 40 vjeçe këngëtarja e njohur shqiptare, e cila akuzohet se ishte financierja që mbante llogaritë e grupit që trafikonte drogë.
Një tjetër i arrestuar është edhe boksieri Petrit Bardhi i njohur me emrin ‘Titty’, i arrestuar edhe më herët.
Një tjetër person i arrestuar është edhe Arben Zogu (Rikardino), i cili ka qenë pjesë e grupit të ‘Diabolik ‘, Fabrizio Piscitelli.
Këta persona ishin pjesë e klanit shqiptaro-italian që drejtohen nga vëllezërit Guarnera dhe që shisnin drogë.