Ekipi kombëtar U21 i Kosovës e ka zbuluar listën me futbollistët e ftuar për ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian U21 kundër Anglisë.
Kosova do të jetë mysafire e Anglisë për ndeshjen e rrethit të tretë të Grupit C kualifikues më 9 shtator.
Kombëtarja verdhekaltër është lidere e Grupit C me pikë të plota, 6, nga dy ndeshje. Ajo ndiqet nga Turqia që ka dy pikë më pak, por një ndeshje më shumë të zhvilluar.
E treta është Shqipëria me dy pikë nga tri ndeshje deri tani, ndërsa Andorra renditet e katërta me një pikë nga dy ndeshje.
Tabelën e mbyllin Austria dhe Anglia pa pikë, sepse nuk kanë zhvilluar asnjë ndeshje deri tani.