Oligarkët rusë janë ndër personat më të goditur nga sanksionet e Perëndimit kundër Rusisë për shkak të sulmit në Ukrainë, por me sa duket jo në Turqi.
Në një deklaratë të fundit që shkon kundër rrymës së izolimit të Rusisë, ministri i Jashtëm Cavusoglu deklaroi se oligarkët rusë janë të mirëpritur të investojnë në Turqi për sa kohë respektojnë ligjet ndërkombëtare.
I pyetur në një forum në Doha, diplomati turk u përgjigj se dyert e Turqisë janë të hapur për oligarkët rusë si turistë dhe si investitorë nëse zbatojnë ligjet.
Gjatë javës së fundit, dy jahte gjigante në pronësi të miliarderit rus Roman Abramovich u ankoruan në Turqi, e cila nuk iu është bashkuar sanksioneve kundër oligarkëve.