ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Osmani vlerëson mbështetjen historike të Shkodrës për Kosovën 7 hours ago
Shqipëria po mbështetet në rrënjët e saj kulinare me ndihmën e shefave të kuzhinës. 7 hours ago
Tornado “Adel” godet Greqinë 8 hours ago
WSJ: Plani sekret i Gjermanisë me 800 mijë trupa kundër Rusisë 8 hours ago
Cikloni dhe përmbytjet u marrin jetën 46 personave në Indonezi 9 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Plani i Roman Abramovich për të shpëtuar pasurinë e tij

albnews by albnews
2 April, 2022
in Bota, UK
0
Analiza në “The Guardian”/ Ç’kërkon Abramovich në negociatat Kiev-Moskë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Roman Abramovich është një nga figurat kryesore në negociatat midis Ukrainës dhe Rusisë, që po përpiqen të gjejnë një marrëveshje për të arritur paqen.

I sanksionuar si nga Mbretëria e Bashkuar, ashtu edhe nga Bashkimi Evropian, për shkak të afërsisë së tij me Vladimir Putin, manjati po mundohet të luajë një rol vendimtar në procesin e bisedimeve.

RelatedPosts

Tornado “Adel” godet Greqinë

WSJ: Plani sekret i Gjermanisë me 800 mijë trupa kundër Rusisë

Cikloni dhe përmbytjet u marrin jetën 46 personave në Indonezi

Në muajin e fundit ai ka udhëtuar në Rusi, Turqi dhe Izrael, dhe, sipas informacioneve të siguruara nga “Financial Times”, biznesmeni rus është takuar dy herë në Kiev me Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili javë më parë i bëri thirrje Perëndimit që të heqë sanksionet ndaj ish-pronarit të Chelsea, në mënyrë që ai të lehtësojë bisedimet e paqes me Kremlinin.

Pikërisht, një nga informacionet e fundit për miliarderin rus ka të bëjë me takimin që ai pati me delegacionin ukrainas ditë më parë.

Në të, siç publikonte “Wall Street Journal”, ai dhe dy anëtarë të delegacionit ukrainas shfaqën shenja të “helmimit me agjentë kimikë”. Kremlini deklaroi se Abramovich nuk është një anëtar zyrtar i delegacionit rus që negocion me Ukrainën, por vepron si një lloj ndërlidhësi.

Deklaroi se ishte helmuar gjatë negociatave, Abramovich i pranishëm në bisedimet e Stambollit

Mirëpo, siç raporton “Financial Times”, kritikët e Abramovich thonë se këto janë manovra të kryera prej tij për të ruajtur asetet financiare jashtë vendit.

“Unë nuk jam i sigurt se deri në çfarë mase pjesëmarrja e tij në këtë ndërmjetësim është reale dhe efektive” tha Vladimir Ashurkov, drejtor ekzekutiv i Fondacionit Kundër Korrupsionit, të themeluar nga Alexei Navalny.

Nga jetim në oligark miliarder të sanksionuar.

Kush është Roman Abramovich?

Nga ana tjetër, në një nga bisedimet e fundit me delegacionin ukrainas, Abramovich preku edhe çështjen e korridorëve humanitarë në Mariupol, një nga qytetet e rrethuar dhe të sulmuar më shumë nga trupat ruse.

Sipas mediave të sipërpërmendura, Kievi mendon se Roman Abramovich po impenjohet si ndërmjetës vetëm sepse e sheh si mundësi unike që të rimarrë pasuritë që iu konfiksuan me fillimin e ofensivës ushtarake në Ukrainë.

Një muaj më parë, Roman Abramovichit iu ngrinë asetet në Mbretërinë e Bashkuar, duke u larguar edhe nga klubi i futbollit Chelsea.

Ndërkohë që në të njëjtën kohë iu ndalua kryerja e transaksioneve financiare me kompani dhe individë britanikë. Gjithashtu, pasi u përfshi në listën e të sanksionuarve nga BE-ja, Brukseli ia ndaloi hyrjen në çdo vend anëtar të organizatës.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Osmani vlerëson mbështetjen historike të Shkodrës për Kosovën

Osmani vlerëson mbështetjen historike të Shkodrës për Kosovën

27 November, 2025
Shqipëria po mbështetet në rrënjët e saj kulinare me ndihmën e shefave të kuzhinës.

Shqipëria po mbështetet në rrënjët e saj kulinare me ndihmën e shefave të kuzhinës.

27 November, 2025
Tornado “Adel” godet Greqinë

Tornado “Adel” godet Greqinë

27 November, 2025
WSJ: Plani sekret i Gjermanisë me 800 mijë trupa kundër Rusisë

WSJ: Plani sekret i Gjermanisë me 800 mijë trupa kundër Rusisë

27 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result