Ish-presidenti amerikan, Donald Trump ndan të njejtin mendim me Joe Biden për sa i përket situatës në Ukrainë, sipas la repubblica.
Ai e ka cilësuar atë që po ndodh në Ukrainë “gjenocid”.
“Ky është gjenocid,” tha Trump. Ajo që po ndodh në Ukrainë është diçka që njerëzit nuk e kanë parë kurrë më parë.”
Gjatë një intervistë për Fox News, Trump përsëriti edhe një herë se nëse do të ishte president i Shteteve të Bashkuara, Rusia nuk do të pushtonte Ukrainën.