ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
8 destinacione që nuk rekomandohen për t’u vizituar në 2026 2 hours ago
Përfshihet nga flakët gradaçela në Hong Kong, të paktën 13 persona humbin jetën 2 hours ago
Arresti kardiak: Çfarë është, pse ndodh dhe pse minutat e para janë vendimtare  2 hours ago
Merret vendimi, ja sa shpërblim do të marrin pensionistët këtë fundvit  2 hours ago
EMRAT/ Lëvizje në qeverinë Rama, emërohen zv.ministrat e rinj 2 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Këta janë armatimet e rënda amerikane që po dërgohet në Ukrainë

albnews by albnews
15 April, 2022
in Bota
0
Këta janë armatimet e rënda amerikane që po dërgohet në Ukrainë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë premtuar armatim në vlerë prej 800 milionë dollarëve për Ukrainën.
Këtë armatim, të cilin ua kishte premtuar ukrainasve presidenti Joe Biden, përfshin artileri dhe sisteme radari që mund të kërkojnë “stërvitje shtesë” për trupat ukrainase.
Më poshtë ua sjellim në detaje armatimi që i është premtuar Ukrainës, si pjesë e një pakoje ndihmash ushtarake, të njoftuar nga Shtëpia e Bardhë më 13 prill, shkruan REL.

11 Mi-17 (Këta helikopterë të dizajnuar nga sovjetikët përdoren kryesisht për transport dhe mund të bartin deri në 24 trupa, apo dërgesa deri në katër tonë, por disa variante janë të pajisura me mitralozë dhe/apo raketa).

RelatedPosts

Thellohet bilanci tragjik i zjarrit në 8 kullat e Hong Kongut, shkon në 36 numri i viktimave! Të paktën 279 persona të zhdukur

Përfshihet nga flakët gradaçela në Hong Kong, të paktën 13 persona humbin jetën

123 kilometra nën ujë, tuneli që do të përshkojë detin për 40 minuta

500 raketa Javelin dhe “mijëra sisteme tjera kundërblindë” (Raketat Javelin, të prodhuara në SHBA, tashmë janë përdorur gjerësisht kundër autoblindave ruse, në luftën në Ukrainë. Arma mundëson sulme “qëllo dhe harro” nga një largësi prej 2.6 kilometrash. Në këto sulme, raketa udhëton drejt objektivit të caktuar, që do të thotë se luftëtarët mund ta lëshojnë atë dhe menjëherë të strehohen. Një hedhës dhe raketë kushton 178,000 dollarë, sipas buxhetit të vitit 2021 të Pentagonit).

10 radarë kundërartileri AN/TPQ-36 (Ky “radar për zbulimin e armëve” përdoret për të vërejtur sulmet me artileri dhe gjurmon trajektoren e një predhe për të llogaritur nga është nisur gjylja e armikut).

200 automjete të blinduara M113 për transportimin e personelit (Këto automjete u përdorën shumë gjatë luftimeve në Luftën e Vietnamit, por tani përdoren nga Shtetet e Bashkuara kryesisht si automjete mbështetëse, në rolin e ambulancave në fushëbeteja. Një M113 mund të transportojë deri në 15 pasagjerë dhe përdor blindë të lehtë alumini, e cila mbron vetëm kundër armëve të vogla).

Sasi të paspecifikuara të eksplozivëve C-4 dhe të “pajisjeve të shkatërrimit për pastrim të pengesave” (Ky eksploziv plastik mund të improvizohet dhe ka fuqi shpërthyese për të çarë çelikun, si linjat hekurudhore. Luftëtarët ukrainas janë xhiruar duke përdorur eksplozivët për të shkatërruar një urë hekurudhore, afër kufirit me Rusinë).

300 sisteme të telekomanduara taktike ajrore Switchblade (Këta “dronë vetëvrasës” peshojnë vetëm 2.5 kilogramë, dhe mund të dislokohen shpejt nga një tub sikur mortajë, i cili i lëshon ato në ajër. Switchblade përdor pamjet e drejtpërdrejta nga kamera për të gjetur objektivat dhe është i pajisur me bombë të vogël, që mund t’i vrasë armiqtë dhe t’i dëmtojë automjetet jo të blinduara. Sistemi është shumë më i shpejtë dhe më i lirë sesa angazhimi i mbështetjes ajrore, teksa secili dron llogaritet se kushton 6,000 dollarë. Një version më i madh i Switchblade është i aftë të shkatërrojë edhe autoblindat).

13 topa obusë 155-milimetërsh dhe 40,000 njësi artilerie (Nuk dihet se cilët obusë 155-milimetërsh nga arsenali i SHBA-së do t’i dërgohen Ukrainës. Modeli M198, që shihet në këtë fotografi, për herë të parë ka nisur të përdoret nga ushtria amerikane në vitet e 1970-ta, por ka disa të meta nga aspekti i dizajnit, dhe tani pothuajse është zëvendësuar krejtësisht nga një version më i ri. Obusi M198 mund të bëjë qitje në një largësi prej mbi 20 kilometrash).

Sasi të paspecifikuara të minave kundërpersonel M18A1 Claymore (Këto mina janë të mbushura me 700 toptha çeliku sa një bizele, dhe mbështeten nga një mur eksplozivi. Kur shpërthehen, saçmet e çelikut shpërndahen më shpejtë sesa shumica e plumbave të pushkëve).

100 automjete të blinduara për qëllime të ndryshme. (Humvee është bërë markë e ushtrisë amerikane. Automjetet e ulëta mund të pajisjen me armatim, përfshirë mitralozë apo raketa kundërtanke).

Sasi të paspecifikuara të uniformave mbrojtëse kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore (Pajisjet e tilla do të ishin vitale në rast të ndonjë sulmi me armë bërthamore apo kimike. Pentagoni po ashtu është zotuar se do ta furnizojë Ukrainën me pajisje mjekësore, jelekë antiplumb dhe helmeta, pajisje optike, laserë dhe modele të paspecifikuara të anijeve të telekomanduara për mbrojtje bregdetare).

Dy radarë të vëzhgimit ajror AN/MPQ-64 Sentinel (Ky sistem radari është i krijuar për të zbuluar aeroplanët, dronët dhe raketat në ardhje, nga një largësi prej 40 kilometrash). /REL/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

8 destinacione që nuk rekomandohen për t’u vizituar në 2026

8 destinacione që nuk rekomandohen për t’u vizituar në 2026

26 November, 2025
Përfshihet nga flakët gradaçela në Hong Kong, të paktën 13 persona humbin jetën

Përfshihet nga flakët gradaçela në Hong Kong, të paktën 13 persona humbin jetën

26 November, 2025
Arresti kardiak: Çfarë është, pse ndodh dhe pse minutat e para janë vendimtare 

Arresti kardiak: Çfarë është, pse ndodh dhe pse minutat e para janë vendimtare 

26 November, 2025
Merret vendimi, ja sa shpërblim do të marrin pensionistët këtë fundvit 

Merret vendimi, ja sa shpërblim do të marrin pensionistët këtë fundvit 

26 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result