Edhe një ushtar tjetër britanik që luftonte me ushtrinë ukrainase është kapur nga frocat ruse në qytetin e Mariupolit.
Shaun Pinner tha se ai kishte luftuar së bashku me marinsat ukrainas që kur forcat e Vladimir Putin pushtuan qytetin. Ish-ushtari britanik 48-vjeçar u shfaq i lodhur dhe i mavijosur në një video të shkurtër propagandistike të transmetuar nga mediat ruse mbrëmjen e së shtunës.
Ai në video thotë: “Përshëndetje, unë jam Shaun Pinner. Unë jam një shtetas i MB. Më kapën në Mariupol. Unë jam pjesë e Batalionit të Parë të Marinsave të Ukrainas të Brigadës 36. Luftova në Mariupol për pesë deri në gjashtë javë dhe tani jam në Republikën Popullore të Donetsk.”
Nuk dihet se kur është filmuar video apo si është kapur Pinner, ai ishte në luftë bashkë me mikutin e tij Aiden Aslin 28 vjeç, i cili mendohet se u dorëzua te ushtria ruse, pasi batalionit të tij I mbaruan municionet.
Ndërkohë, zyra e Jashtme e CommonWealth ka qenë në kontakt me familjet e të dy ushtarëve për t’i mbështetur ata. Sidoqoftë, aftësia e Mbretërisë së Bashkuar për të ofruar ndihmë konsullore ose për të marrë informacione për qytetarët britanikë në Ukrainë është jashtëzakonisht e kufizuar për shkak të luftës.
Pinner, është me origjinë nga Bedfordshire, besohet se është zhvendosur në Ukrainë katër vjet më parë dhe ka jetuar me gruan e tij në Donbas. Ish-ushtari i Regjimentit Mbretëror të Anglisë, tha në janar se ai ishte vendosur në llogore 10 milje jashtë Mariupolit.
Ai në një intervistë për the Mail në kishte thënë se: “Unë jam këtu duke mbrojtur familjen time. Rusia filloi këtë luftë. Ajo financohet nga Rusia dhe drejtohet nga Rusia, por ne do t’i luftojmë ata, mos keni dyshime për këtë,” duke shtuar se ka frikë nga kapja: “Kam frikë për jetën time. Rusët do të na trajtojnë ndryshe nëse na kapin sepse jemi britanikë. Kjo është gjithmonë në mendjen time, se do të më kapin.”
Ndërsa, Jayson Pihajlic, i cili luftoi kundër Shtetit Islamik së bashku me Pinner dhe Aslin në Forcat Demokratike Siriane, tha se të dy britanikët ishin “bartës standardë për demokracinë” të cilët po luftonin “si vullnetarë, jo mercenarë”.
Ai tha për The Guardian: “Është e tmerrshme të shohësh. Ata padyshim se po rrahen dhe kjo është më e pakta që mund të themi – kush e di se çfarë po ndodh tjetër. Ata po etiketohen si mercenarë, por këta njerëz nuk janë mercenarë – ata janë ushtarë të rregullt, të uniformuar, ukrainas.”
Pihajlic, një ish marinar amerikan, tha se ai foli për herë të fundit me Aslin dhe Pinner kur ata po i bashkoheshin rezistencës ukrainase dhe se ai po lutej për lirimin e tyre të sigurt.
Megjithatë, ai shtoi se, “Putini tashmë ka thyer të gjitha konventat e Gjenevës, ndërsa ai po bombardon qendrat e qyteteve plot me civilë. Ata po kryejnë akte terrori në të gjithë Ukrainën. Tani rrahja e të burgosurve të luftës po thyen konventat e Gjenevës.”
Në janar, Pinner tha se luftimet në llogore ishin “si ferr”, me snajperist të frikshëm. Ai shtoi se “separatistët tani po përdorin dronë për të hedhur bomba së bashku me granatahedhës automatikë dhe raketa RPG [të shkrepura nga shpatulla]. Snajperët janë gjithmonë të pranishëm dhe ka të shtëna me armë të vogla pothuajse çdo ditë.”