Njeriu që e njeh Putinin më mirë se të gjithë flet për takimet me presidentin rus, tregon paralajmërimin që ai u bëri rusëve në janar

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadori i Finlandës në Shtetet e Bashkuara, Mikko Hautala, e njeh Vladimir Putinin më mirë se shumica e diplomatëve.

Ai e ka takuar atë disa herë, madje edhe në një sauna, thotë ai, ndërsa tregon një fotografi të tij si ambasadori i ri finlandez në Moskë duke i paraqitur letrat kredenciale Putinit në nëntor të vitit 2016, një ditë pas zgjedhjes së presidentit amerikan, Donald Trump.

Më pas ai ka treguar se si me presidentin finlandez, në fakt po fluturonin për në Soçi për të takuar zotin Putin.

“Ishte në gusht 2014″, ka rrëfyer ambasadori Hautala gjatë një interviste për FoxNews, në rezidencën e tij, përcjell Telegrafi.

Ata ishin të parët që u takuan me Putinin pasi ky i fundit pushtoi Krimenë.

Dhe Fox News e ka pyetur për “negociatat në saunën ruse”.

“Unë kam qenë në shumë situata bashkë me të, po”, ka thënë Hautala.

“Nuk do të komentoj për ndonjë takim specifik, por po, e kam takuar shumë herë”.

Kështu, Fox News i ka kërkuar atij mendimin për Putinin tani kundrejt kur e takoi në 2014.

“Unë mendoj se ai ishte në ato kohë, pak më pragmatik. Ai donte të dëgjonte, donte të kuptonte pikëpamjet e tjera”, mendon Hautala, i cili flet rrjedhshëm gjuhën ruse dhe ukrainase.

“Ajo që shoh është se ai është më ideologjik, … pak më pak tolerant ndaj çdo opinioni të ndryshëm. Ai ka arritur në përfundimin se marrëdhëniet me Perëndimin kanë marrë fund. Nuk ka shumë për të humbur”.

Share This Article