Legjenda braziliane e futbollit, Ricardo Leite Kaka ka kryer shkollimin tashmë dhe është pajisur me licencën e trajnerit.
Të parashikosh se cilët lojtarë të mëdhenj do të bëhen trajnerë të shkëlqyer nuk është kurrë një punë e lehtë.
Disa duken natyrshëm të dhënë pas stërvitjes dhe analizës së lojës, ndërsa të tjerë duken të destinuar të lënë të gjitha aftësitë e tyre në fushë. Me shumë mundësi të gjithë do të kishin vendosur Kakan në grupin e fundit.
Megjithatë, të enjten në mbrëmje, ish-fituesi i Topit të Artë postoi një foto në Instagram ku tregonte licencën e tij të sapo marrë të trajnerit me mbishkrimin, “vetëm skuadra mungon”.
Sipas Diario AS, Kaka ka fituar ‘Licencën A’ në Brazil, e cila i mundëson të menaxhojë skuadrat, ndonëse ende nuk ka bërë ‘Licencën Pro’, kualifikimi më i lartë.
Pasi u tërhoq në vitin 2017 pas periudhës së tij të fundit me Orlando City, Kaka ka qenë jashtë futbollit që atëherë, por duket se po punon në një pozicion për ta bërë këtë.
Kaka ka kryqëzuar rrugët me njerëz të famshëm si Carlo Ancelotti dhe Jose Mourinho gjatë karrierës së tij dhe pa dyshim ka më shumë përvojë të nivelit të lartë sesa shumica në futbollin evropian.
Nëse Kaka bën hapin drejt stërvitjes, ai mund të ketë një shans më të mirë për t’u futur në lojën evropiane për shkak të së kaluarës së tij në Itali me Milanin dhe në Spanjë me Real Madridin, ku trajnerët brazilianë kanë qenë duke luftuar për të gjetur një shteg kohët e fundit.