Presidenti i Këshilli të Europës, Charles Michel, në ditën e parë të vizitës në Ballkanin Perëndimor është ndalur në Serbi, ku u takua me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.
Lideri serb ka postuar një foto në rrjetet sociale, ku shfaqet me zyrtarin e lartë europian, teksa përgatit qofte në zgarë.
“Përgatitëm qofte së bashku. Faleminderit Michel për vizitën dhe mbështetjen për të ardhmen evropiane të Serbisë”, shkruan Vuçiç.
Pas darkës në Serbi me Vuçiç, Michel ka udhëtuar drejt Tiranës, ku u prit nga kryeministri Edi Rama.