ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Protestuesit kundërshtojnë rihapjen e qendrave të imigracionit 2 hours ago
Një avion privat dhe borxhe të mëdha – ngritja dhe rënia e një mashtruesi të biletave prej 1 milion paundësh në Glastonbury 2 hours ago
Biletat e trenit do të ngrihen në Angli vitin e ardhshëm 2 hours ago
Azilkërkuesit përdorin shtegun ‘bidoon’ për të hyrë me mashtrim në Britani 2 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 2 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Marrëveshje historike, BE ndalon shumicën e importeve të naftës ruse

albnews by albnews
31 May, 2022
in Bota
0
Marrëveshje historike, BE ndalon shumicën e importeve të naftës ruse
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

BE ka rënë dakord të ndalojë rreth 75% të importeve të naftës ruse.

Embargoja mbulon naftën ruse të sjellë nga deti, por ka një përjashtim të përkohshëm për importet e dërguara me tubacion për të qetësuar Hungarinë dhe vendet e tjera të shqetësuara për ndikimin në ekonominë e këtyre vendeve që do të ketë kjo embargo.

RelatedPosts

Putin për planin me 28 pika nga SHBA: Bazë për zgjidhje përfundimtare, sjell paqen

Ukraina shënon Holodomorin teksa i shtohen sulmet ruse dhe trysnia amerikane për planin e paqes

Pyjet e lashta Hirkaniane të ‘pushtuara’ nga flakët/ Irani kërkon ndihmë urgjente për shuarjen e zjarrit

Hungaria merr më shumë se 60% të naftës së saj nga Rusia dhe mbështetet në naftën bruto që vjen nga tubacioni i epokës sovjetike Druzhba, segment për të cilin BE vendosi të bërë përjashtim.

Charles Michel, presidenti i Këshillit Evropian, tha:

“Ne duam të kthehemi në Këshillin Evropian sa më shpejt të jetë e mundur për të adresuar këtë përjashtim të përkohshëm dhe për t’u siguruar që ne do të jemi në gjendje të synojmë të gjithë naftën ruse”.

Ai tha se 75% e importeve të naftës ruse në BE do të ndalohen menjëherë, duke u rritur në 90% deri në fund të vitit.

Paketa e gjashtë e sanksioneve të BE-së që nga pushtimi i Ukrainës do të ndërpresë gjithashtu marrëdhëniet me bankën më të madhe ruse, Sberbank, nga SëIFT, sistemi global për transfertat financiare nga i cili blloku më parë ndaloi disa banka më të vogla ruse.

Tre transmetues të tjerë shtetërorë rusë do të ndalohen të transmetojnë programet e tyre në vendet e BE-së.

“Ne duam të ndalojmë makinën e luftës ruse,” tha zoti Michel, duke i quajtur masat një “arritje të jashtëzakonshme”.

“Më shumë se kurrë është e rëndësishme të tregojmë se jemi në gjendje të jemi të fortë, se jemi në gjendje të jemi të vendosur, se jemi në gjendje të jemi të ashpër”.

Emmanuel Macron, presidenti francez, përshëndeti saksionet duke thënë:

“Si evropianë, të bashkuar dhe në solidaritet me popullin ukrainas, ne po marrim sanksione të reja vendimtare”.

Volodymyr Zelenskyy, presidenti ukrainas, ishte më pak entuziast, duke thënë se ishte dashur shumë kohë për të rënë dakord për sanksionet e reja në Evropë.

Ai theksoi se këto sanksione janë prezantuar gati dy muaj më parë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Protestuesit kundërshtojnë rihapjen e qendrave të imigracionit

Protestuesit kundërshtojnë rihapjen e qendrave të imigracionit

23 November, 2025
Një avion privat dhe borxhe të mëdha – ngritja dhe rënia e një mashtruesi të biletave prej 1 milion paundësh në Glastonbury

Një avion privat dhe borxhe të mëdha – ngritja dhe rënia e një mashtruesi të biletave prej 1 milion paundësh në Glastonbury

23 November, 2025
Biletat e trenit do të ngrihen në Angli vitin e ardhshëm

Biletat e trenit do të ngrihen në Angli vitin e ardhshëm

23 November, 2025
Azilkërkuesit përdorin shtegun ‘bidoon’ për të hyrë me mashtrim në Britani

Azilkërkuesit përdorin shtegun ‘bidoon’ për të hyrë me mashtrim në Britani

23 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result