ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Takimi i rëndësishëm në Gjenevë, Ukraina dhe Amerika negociojnë të dielën, europianët në alarm 7 hours ago
Maskohej si grua për të thyer arrestin shtëpiak, nusja filmoi dhe nxori zbuluar 69-vjeçarin në Fier: Më futi burrin në burg! 8 hours ago
“Të plasi t*api!”/ Si e dirigjoi Balluku fituesin e tenderit të Unazës së Madhe 8 hours ago
Daily Mail pranë goditjes së madhe, gati të blejë “The Telegraph” për 500 milionë paund 8 hours ago
Instituti Hidrometeorologjik paralajmëron përmbytje të mundshme në disa pjesë të Kosovës 9 hours ago
Next
Prev
Home Bota

A do ta ri-mendojë Bashkimin Evropian procesin e zgjerimit?

albnews by albnews
2 June, 2022
in Bota
0
A do ta ri-mendojë Bashkimin Evropian procesin e zgjerimit?
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga Luigi Scazzieri

“Centre for European Reform”

RelatedPosts

Takimi i rëndësishëm në Gjenevë, Ukraina dhe Amerika negociojnë të dielën, europianët në alarm

Gjykatësi amerikan jep dorëheqjen pasi u ndëshkua për shkak se mbante paruken e Elvisit në gjykatë

Plani i paqes: Trump bën presion, Gjermania paralajmëron

Një nga efektet e pushtimit rus të Ukrainës në fundin e muajit shkurt, ishte nxitja e Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Moldavisë për të aplikuar zyrtarisht për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, duke e nxjerrë procesin e zgjerimit në krye të agjendës së BE-së.

Në samitin e Versajës të zhvilluar në mars, udhëheqësit e BE-së deklaruan se Ukraina “i përket familjes sonë evropiane”, duke e ngarkuar Komisionin Evropian që të vlerësojë aplikimet e këtyre 3 vendeve. Të tria vendet i kanë plotësuar “pyetësorët e aplikimit”, ndërsa liderët e BE-së duhet të vendosin se çfarë përgjigje do t’u japin.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka qenë një nga aleatet më të forta të të treja vendeve, dhe mund të ushtrojë presion që BE-ja t’u japë atyre statusin zyrtar të vendit kandidat. Disa shtete anëtare, si shtetet baltike dhe Polonia, do të ishin në favor të një vendimi të tillë.

Ndërsa shtetet e tjera anëtare duan që të tregojnë mbështetje për aspiratat evropiane të tre aplikantëve, shumë të tjerë mendojnë se dhënie formale e statusit të kandidatit do të prodhonte pritshmëri jorealiste për anëtarësimin e shpejtë në Bashkimin Evropian.

Disa kundërshtarë të dhënies së statusit të kandidatit shqetësohen se ky akt mund të nxisë ndjenjat euroskeptike në Evropën Perëndimore. Partitë populiste mund të ngjallin frikën se këto 3 vende do të ishin burimi i shumë emigrantëve, dhe do të merrnin shumë nga fondet e BE-së.

Skeptikë të tjerë të procesit të zgjerimit theksojnë se BE-ja mund të vazhdojë të dërgojë ndihmë financiare dhe ushtarake, dhe të ndihmojë ekonomitë e tre vendeve duke hequr barrierat tregtare si tarifat dhe kuotat, por pa u zotuar për zgjerimin me këto vende.

Një integrim më i ngushtë jashtë kuadrit të anëtarësimit në BE, është gjithashtu një mundësi teorike, si në rastin e Zonës Ekonomike Evropiane. Por qasja emocionale për anëtarësimin në BE për tre aplikantët është aq i fortë, sa që 27 vendet anëtare nuk duan t’ua kundërshtojnë plotësisht aspiratat e tyre evropiane.

Udhëheqësit e BE-së mund t’u ofrojnë të tria këtyre vendeve statusin e “kandidatit të mundshëm”, që aktualisht mbahet nga Bosnje Hercegovina dhe Kosova. Por edhe nëse udhëheqësit e BE-së do të pranonin dhënien e statusit të vendit kandidat, anëtarësimi i tyre do të mbetej i largët.

Të bëhesh kandidat nuk nënkupton fillimin e menjëhershëm të negociatave të anëtarësimit, pasi shtetet anëtare duhet të bien dakord unanimisht mbi një kornizë negociuese. Madje edhe nëse do të fillonin negociatat, procesi i anëtarësimit do të ishte i ngadaltë.

Së pari, do të kishte shumë gjasa që çdo shtet anëtar të vononte ose bllokonte përparimin. Së dyti, 3 vendet kandidatët duhet të ndërmarrin reforma të vështira për të miratuar tërësinë e ligjeve të BE-së. Aktualisht këto 3 vende përballen me sfida të mëdha, sidomos në drejtim të  korrupsionit të shumë-përhapur, nxitjes së transparencës dhe forcimit të pavarësisë së gjyqësorit.

Freedom House i vlerësoi të tria si “pjesërisht të lira” në raportin e vitit 2021, me rezultate më të ulëta se sa Hungaria, anëtarja më problematike e BE-së. Një grup i tretë sfidash sa i përket negociatave të anëtarësimit lidhet me “lodhjen” e vetë BE-së nga zgjerimi. Udhëheqësit e BE-së janë të shqetësuar nga problemet serioze me sundimin e ligjit në vende si Bullgaria, Polonia dhe Hungaria. Ata duan të sigurohen që reformat tek vendet kandidate të jenë serioze, dhe që unioni të ketë në dispozicion mjete efektive për t’u marrë me anëtarët e padisiplinuar përpara se të zgjerohet më tej.

Së fundi, shumë vende evropiane do të jenë shumë të kujdesshme ndaj Gjeorgjisë, Moldavisë dhe Ukrainës, për sa kohë që ato do të kanë mosmarrëveshje të pazgjidhura me Rusinë. Sipas klauzolës së ndihmës reciproke të BE-së, anëtarët e tjerë duhet të ndihmojnë një anëtar në rastin e një sulmi, duke rritur kësisoj gjasat e një konflikti me Rusinë.

Këto sfida nënkuptojnë që edhe nëse do të nisnin bisedimet e pranimit me Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Ukrainën, ato mund të sjellin zhgënjim dhe të zbehin motivimin për reformat brendshme, siç ka ndodhur me procesin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Vështirësitë e natyrshme të zgjerimit, kanë nxitur disa udhëheqës evropianë të propozojnë alternativa. Më e fundit ka ardhur nga presidenti francez Emmanuel Macron, që ka bërë  thirrje për krijimin e një “komuniteti të ri politik evropian”, që do të përfshijë BE-në dhe fqinjët e saj demokratikë, duke përfshirë Ukrainën dhe Britaninë e Madhe.

Macron nuk ka dhënë deri tani shumë detaje për këtë projekt, por tha se komuniteti do të ishte një mënyrë përmes së cilës vendet jo anëtare të BE-së mund të lidhen me unionin për të pasur një dialog më të ngushtë politik dhe një bashkëpunim ekonomik me të në fusha si energjia, transporti, lëvizja e lirë e njerëzve dhe investimet.

Politikanë dhe mendimtarë të tjerë kanë paraqitur ide të ngjashme me atë të Macron, duke filluar nga ideja e një “komuniteti gjeopolitik” e artikuluar nga Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, dhe deri tek ish-europarlamentari AndrewDuff për “anëtarësimin e asociuar”.

Është e rëndësishme të nënvizohet se asnjë nga këto propozime nuk synon që t’ua mbyllë derën e anëtarësimit në BE këtyre 3 vendeve. Përkundrazi ato supozohet të nxisin një bashkëpunim më të madh me BE-në, paralelisht me procesin e pranimit.

Por çdo propozim mbi një alternativë ndaj anëtarësimit, do të dukej thuajse në mënyrë të pashmangshme si një refuzim për aplikantët, të cilët kanë nënshkruar tashmë “marrëveshje të gjera asociimi” me BE-në, dhe do të dyshonin se çdo institucion i ri do të ishte një mënyrë për t’i mbajtur ato në distancë.

Një alternativë do të ishte reformimi i procesit të anëtarësimit, në mënyrë që vendet kandidate të mund të integrohen gradualisht në fusha të ndryshme të politikave të BE-së, dhe jo vetëm kur të bëhen plotësisht anëtare. Për shembull, ndërsa kandidatët adoptojnë standartet ligjore të unionit, do të merrnin më shumë fonde nga BE-ja, do të integroheshin gradualisht në disa pjesë të tregut të përbashkët, do të merrnin pjesë në diskutimet e politikës së jashtme, dhe qytetarët e tyre do të ishin më të lirë për të udhëtuar në BE.

Disa nga këto ide janë pasqyruar tashmë në metodologjinë e re të anëtarësimit të KE-së nënegociatat me Serbinë dhe Malin e Zi. Por metodologjia e re nuk është ende e plotë: BE-ja duhet të sigurojë që të jenë të prekshme përfitimet e një procesi me faza.

Marrëdhëniet e BE-së me fqinjët e saj janë penguar prej kohësh nga procesi jofunksional i anëtarësimit, si dhe nga mungesa e alternativave tërheqëse ndaj anëtarësimit. Lufta në Ukrainë duhet ta nxisë BE-në të reformojë mënyrën se si zgjerohet, duke përqafuar modele të reja integrimi.

Shënim: Luigi Scazzieri, studiues në think-tankun “Centre for European Reform”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Takimi i rëndësishëm në Gjenevë, Ukraina dhe Amerika negociojnë të dielën, europianët në alarm

Takimi i rëndësishëm në Gjenevë, Ukraina dhe Amerika negociojnë të dielën, europianët në alarm

22 November, 2025
Maskohej si grua për të thyer arrestin shtëpiak, nusja filmoi dhe nxori zbuluar 69-vjeçarin në Fier: Më futi burrin në burg!

Maskohej si grua për të thyer arrestin shtëpiak, nusja filmoi dhe nxori zbuluar 69-vjeçarin në Fier: Më futi burrin në burg!

22 November, 2025

“Të plasi t*api!”/ Si e dirigjoi Balluku fituesin e tenderit të Unazës së Madhe

22 November, 2025
Daily Mail pranë goditjes së madhe, gati të blejë “The Telegraph” për 500 milionë paund

Daily Mail pranë goditjes së madhe, gati të blejë “The Telegraph” për 500 milionë paund

22 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result