Stërvitja e ushtarëve ukrainas sa i përket përdorimit të topave gjermanë, do të përfundojë së shpejti dhe kjo do t’i hap rrugë përdorimit të këtyre armëve në luftën në Ukrainë, ka bërë të ditur ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht.
Ukraina ka lutur Perëndimin që t’i dërgojë sa më shumë artileri, pasi këtij vendi po i mungon municioni për arsenalin ekzistues të armëve nga koha e Bashkimit Sovjetik, transmeton Telegrafi.
Vendet e Perëndimit i kanë premtuar armë me standarde të NATO-s, por për përdorimin e tyre duhet kohë dhe trajnim i vazhdueshëm.
“Trajnimi për përdorimin e Panzerhaubitz 2000 së shpejti do të përfundojë, me qëllim që të mund të përdoren në luftën e Ukrainë”, tha Lambrech para gazetarëve gjatë një vizite në një kazermë në qytetin Rheinbach në perëndim të Gjermanisë.
Panzerhaubitze 2000 është një prej armëve më të fuqishme artilerike të Gjermanisë, dhe mund të godasë objektivat nga një distancë prej 40 kilometrave.