Separatistët e mbështetur nga Rusia kapën dy anije me flamur të huaj në qytetin-port ukrainas të Mariupolit, duke pretenduar se ato tani janë “në pronësi të shtetit”.
Republika e vetëshpallur Popullore e Donetskut informoi dy kompanitë detare se anijet e tyre i ishin nënshtruar “përvetësimit me forcë të pasurisë së luajtshme me shndërrim të detyruar në pronësi shtetërore” pa asnjë kompensim për pronarët.
Bëhet fjalë për anijen “Smarta”, që mban flamurin liberian dhe “Ylli Blu”, që mban flamurin panamez.
Sipas Organizatës Ndërkombëtare Detare të OKB-së (IMO), më shumë se 80 anije me flamurë të huaj mbeten të bllokuara në portet e Ukrainës, shumë prej të cilave janë nën kontrollin rus.