ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer 15 hours ago
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste 15 hours ago
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin 15 hours ago
Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër 15 hours ago
Spiunonin për Rusinë, Britania arreston 2 burra dhe një grua të dyshuar si agjentë 15 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Rama fton opozitën për dialog

albnews by albnews
18 September, 2019
in Albania
0
Rama: Regjisori Mihallaq Luarasi e la amanetin e tij për Teatrin
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Gjashtë muaj pas krizës politike, mazhoranca ka bërë hapin konkret për dialog me opozitën jashtë parlamentit. Kreu i qeverisë, Edi Rama i ka drejtuar një ftesë publike, kryetarëve të partive opozitare, Lulazim Basha ,  Monika Kryemadhi, Nard Ndoka, Vangjel Dule, Agron Duka, Dashamir Shehi,  Fatmir Mediu.

Rama thotë se kërkon të krijojë një hapësirë për dialog pa kushte për Reformën Zgjedhore.

RelatedPosts

Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

Mocion për shkarkimin e Peleshit, “U shkel Kushtetuta”, PD: Të përsëritet seanca

VanHorn: Ndarja e pushteteve, liria e fjalës dhe sundimi i ligjit, themeli i besimit mes qeverive e popujve

“Kundërshtitë tona në aspektin politik janë botërisht të njohura dhe  pozicionet respektive, në raport me hapësirën institucionale të vendit  po ashtu.  Sidoqoftë, përtej skajshmërisë së dallimeve tona, ne  as nuk e kemi zgjedhur njëri-tjetrin dhe as nuk e zhbëjmë dot  ekzistencën e njëri-tjetrit. Pra jemi të dënuar të bashkëjetojmë  pavarësisht jopëlqyeshmërisë reciproke, për sa kohë të tjerët,  zgjedhësit, na kanë dhënë mandate përfaqësimi, disave për të qeverisur e  disave për të bërë opozitë”, shprehet Rama në ftesën drejtuar opozitës jo parlamentare.  

Rama deklaron se edhe pse procesi i reformës zgjedhore ka nisur në Kuvend me opozitën parlamentare, kjo nuk përjashton opozitën jashtë që të jetë pjesë e këtij diskutimi. Ndërsa le të kuptohet se zgjedhjet e ardhshme do të jenë në 2021.

“Ju vendosët t’i digjni mandatet e  hyrjes në Kuvend dhe të vetëpërjashtoheni nga jeta parlamentare e kësaj  legjislature. Por gjithësesi, deri në zgjedhjet e qershorit 2021, ju  jeni të votuar për të përfaqësuar një pjesë jo të vogël të zgjedhësve  shqiptarë. Prandaj e dhe Kuvendi ka rezervuar një vend të posaçëm për  ju, në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Mungesa juaj ne institucionin më të lartë vendimmarrës të  republikës, nuk ju përjashton vetvetiu nga hapësira e diskutimit për  Reformën Zgjedhore. Përkundrazi. Të paktën ky është opinioni im dhe duke  vënë re edhe mungesën tuaj në vetë tryezën e Komisionit Zgjedhor, ju  ftoj të takohemi e të bashkëbisedojmë për këtë sfidë të përbashkët, në  çdo kohë e vend që do t’ju vinte për shtat – sigurisht në rast se ju  jeni të interesuar të përfshiheni në këtë proces. Pa kushte”, shkruan ndër të tjera Rama.  

Ftesa e Ramës për opozitën

FTESE PUBLIKE DREJTUESVE TE OPOZITES JOPARLAMENTARE Lulzim Basha,  Monika Kryemadhi, Nard Ndoka, Vangjel Dule, Agron Duka, Dashamir Shehi,  Fatmir Mediu

 Të nderuar zotërinj, e nderuar zonjë,

Ju  drejtohem publikisht në përpjekjen për të krijuar një hapësirë dialogu e  ndërveprimi mes nesh, lidhur me një sfidë të përbashkët të një rëndësie  kombëtare, Reformën Zgjedhore.

Kundërshtitë tona në aspektin politik janë botërisht të njohura dhe  pozicionet respektive, në raport me hapësirën institucionale të vendit  po ashtu.

Sidoqoftë, përtej skajshmërisë së dallimeve tona, ne  as nuk e kemi zgjedhur njëri-tjetrin dhe as nuk e zhbëjmë dot  ekzistencën e njëri-tjetrit. Pra jemi të dënuar të bashkëjetojmë  pavarësisht jopëlqyeshmërisë reciproke, për sa kohë të tjerët,  zgjedhësit, na kanë dhënë mandate përfaqësimi, disave për të qeverisur e  disave për të bërë opozitë.

Ju vendosët t’i digjni mandatet e  hyrjes në Kuvend dhe të vetëpërjashtoheni nga jeta parlamentare e kësaj  legjislature. Por gjithësesi, deri në zgjedhjet e qershorit 2021, ju  jeni të votuar për të përfaqësuar një pjesë jo të vogël të zgjedhësve  shqiptarë. Prandaj e dhe Kuvendi ka rezervuar një vend të posaçëm për  ju, në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Procesi ka nisur në  Kuvend me opozitën parlamentare dhe do të mbyllet në Kuvend natyrisht,  por mungesa juaj ne institucionin më të lartë vendimmarrës të  republikës, nuk ju përjashton vetvetiu nga hapësira e diskutimit për  Reformën Zgjedhore. Përkundrazi. Të paktën ky është opinioni im dhe duke  vënë re edhe mungesën tuaj në vetë tryezën e Komisionit Zgjedhor, ju  ftoj të takohemi e të bashkëbisedojmë për këtë sfidë të përbashkët, në  çdo kohë e vend që do t’ju vinte për shtat – sigurisht në rast se ju  jeni të interesuar të përfshiheni në këtë proces. Pa kushte.

Ju faleminderit

EDI RAMA

Tiranë, 18 shtator 2019

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

18 September, 2025
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

18 September, 2025
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

18 September, 2025
Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër

Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër

18 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result