Shqipëri/ Festa e Kurban Bajramit, besimtarët myslimanë luten për shëndet e begati

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Festa e Kurban Bajramit është festa e bashkimit, e solidaritet dhe dashamirësisë për njëri-tjetrin. Me këtë moto dhe besim mijëra besimtarë myslimanë falën Kurban Bajramin, mëngjesin e kësaj të shtune.

Edhe për këtë vit, falja për besimtarët e Tiranës është bërë në Sheshin Skënderbej. Në fjalinë e tij kreu i komunitetit mysliman shqiptar Bujar Spahiu, u bëri apel të rinjve për të mos e braktisur vendin.

Festa e Kurban Bajramit, besimtarët myslimanë luten për shëndet e begati

Orët e para të mëngjesit i gjetën besimtarët myslimanë në sheshin Skëndërbej. Festa e Kurban Bajramit nisi me faljen e madhe.

Lutjet shkojnë për forcimin e familjes, solidaritetin me njëri-tjetrin, edukimin e brezave si dhe dëshirën që rinia të mos e braktisë atdheun përtej rrethanave. Rritja e çmimeve, si një fenomen global, do të ndikojë edhe tek besimtarët për Kurban Bajramin. Për shtresat në nevojë do të ketë një përkujdesje të veçantë për të gëzuar edhe ata në këtë ditë.

Besimtarët shprehen falënderues ndaj Zotit që kjo festë e rëndësishme i gjen të gëzueshëm. Këtë vit në haxhin e Mekës kanë udhëtuar 570 besimtarë shqiptarë, si një prej obligimeve më te rëndësishme që myslimanët duan ta realizojnë të paktën njëherë në jetë.

Share This Article