Krisja e marrëdhënies së Wanda Nara dhe Mauro Icardi vijon. Pavarësisht qetësisë në ditët e fundit, duket se dyshja i ka ditët e numëruara së bashku.
Gjatë programit televiziv argjentinas “Los Angeles Manana”, është zbuluar një audio e bukuroshes argjentinase, e cila ka konfirmuar se ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për çiftin, pasi ka depozituar në gjykatë kërkesën për divorc.
“Nuk duroj dot më. Erdha këtu në Argjentinë sespe jam gati të divorcohem nga Mauro. Po organizoj gjërat për t’u ndarë sepse kam bërë kërkesë për divorc”.
Një hap që sigurisht trazon ujërat në marrëdhënien mes agjentes dhe sulmuesit argjentinas, i cili përpos faktit që nuk e ka ende të sigurtë se ku do të luajë sezonin e ri ka edhe një tjetër çështje për të zgjidhur.
Prishja e harmonisë në çift të Nara dhe Icardi nisi vitin e shkuar, pasi Wanda zbuloi tradhëtinë e sulmuesit me aktoren Kina Suarez. Fillimisht dyshja kishte shkëmbyer mesazhe në rrjetet sociale dhe më pas besohet se janë takuar në një dhomë hoteli. Nga marrëdhënia me Wanda Nara, Mauro Icardi ka tre fëmijë.