ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Mbreti Çarls në një Uells të stuhishëm për ditëlindjen e tij të 77-të (video birthday of King) 4 hours ago
Lord Mandelson kryen nevojat në rrugë pas vizitës në Osborne 4 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 4 hours ago
Britania e Madhe vendos të kufizojë qëndrimet e përkohshme të refugjatëve 4 hours ago
Nga luleshitës në prodhues dronësh: Si u bë arma kaq e përhapur 4 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Dronët ukrainas godasin shtabin e flotës ruse në Detit të Zi

albnews by albnews
20 August, 2022
in Bota
0
Dronët ukrainas godasin shtabin e flotës ruse në Detit të Zi
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Mëngjesin e së shtunës më 20 gusht, shtabi i flotës ruse të Detit të Zi në rajonin e pushtuar të Krimesë u godit nga një sulm me dron.

Mikhail Razvozhayev, administratori i vendosur nga Moska i qytetit port të Sevastopolit, postoi në Telegram se droni u përplas në çatinë e ndërtesës dhe se nuk kishte viktima.

RelatedPosts

Nga luleshitës në prodhues dronësh: Si u bë arma kaq e përhapur

Trump thotë se do të ndërmarrë veprime ligjore kundër BBC-së për redaktimin e Panorama-s

Rusia paralajmëron: Nëse SHBA rifillon testime bërthamore ne do të veprojmë në përputhje me rrethanat nëse…

Një video që tregon një shtëllungë tymi mbi ndërtesë është postuar në rrjetet sociale.

Incidenti erdhi vetëm një ditë pasi Moska konfirmoi se zëvendës admirali Viktor Sokolov kishte marrë detyrën si komandant i flotës.

Ishte gjithashtu hera e dytë që shtabi i flotës ruse sulmohej nga një dron. Në fund të korrikut, Sevastopoli anuloi festimet për Ditën e Marinës së Rusisë pasi një bombë e hedhur nga një dron plagosi gjashtë persona.

Në prill, anija kryesore e flotës ruse të Detit të Zi, kryqëzori raketor Moskva, u mbyt pranë Krimesë. Rusia tha se një shpërthim municioni shkaktoi dëmin që fundosi anijen, ndërsa Ukraina pretendoi se e kishte fundosur anijen me një sulm raketash.

Më 9 gusht, një bazë ajrore ushtarake ruse në Krime u trondit nga disa shpërthime që shkatërruan të paktën nëntë avionë ushtarakë. Agjencia gjermane e lajmeve DPA më 19 gusht, duke cituar zyrtarë ushtarakë perëndimorë tha se sulmi në bazën ajrore Saky kishte nxjerrë jashtë funksionit më shumë se gjysmën e avionëve të Flotës së Detit të Zi dhe e detyroi flotën të ndërmerrte një pozicion mbrojtës.

Më 19 gusht, mbrojtja ajrore ruse u aktivizua në qytetin lindor të Kerçit, i cili është fundi i urës së Krimesë (e quajtur edhe Ura e ngushticës së Kerçit), një projekt i profilit të lartë, me 4 miliardë dollarë të shpenzuar për të lidhur rajonin e pushtuar ukrainas me atë territorin rus. Nga incidenti nuk u raportua për dëme në urë apo në qytet./REL

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Mbreti Çarls në një Uells të stuhishëm për ditëlindjen e tij të 77-të (video birthday of King)

Mbreti Çarls në një Uells të stuhishëm për ditëlindjen e tij të 77-të (video birthday of King)

15 November, 2025
Lord Mandelson kryen nevojat në rrugë pas vizitës në Osborne

Lord Mandelson kryen nevojat në rrugë pas vizitës në Osborne

15 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

15 November, 2025
Britania e Madhe vendos të kufizojë qëndrimet e përkohshme të refugjatëve

Britania e Madhe vendos të kufizojë qëndrimet e përkohshme të refugjatëve

15 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result