Micotakis: Asnjëherë nuk do ta firmosja Marrëveshjen e Prespës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në takimin mes kryeministrit Zoran Zaev dhe homologut të tij grek Kirjakos Micotakis që u mbajt në Nju Jork gjatë kohës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara është shprehur mbështetje nga ana e kryeministrit grek për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian dhe është theksuar se implementimi konzistent dhe me kohë i Marrëveshjes së Prespës është kyçe për mbarëvajtjen e raporteve dhe sigurimit të perspektivës evropiane për Maqedoninë e Veriut, ka bërë të ditur press shërbimi qeveritar.

Sipas mediave greke, Micotakis i ka thënë Zaevit se ai personalisht nuk do ta nënshkruante Marrëveshjen e Prespës, por ka shtuar se ratifikimi është pjesë e të drejtës ndërkombëtare dhe se Greqia duhet ta respektojë.

Në takim kanë marrë pjesë shefat e diplomacive të të dyja vendeve, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Dendias, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, zëdhënësi qeveritar grek Stelios Pecas si dhe këshilltarja e kryeministrit grek për punë të jashtme Aleksandra Papadopullu.

Share This Article