Javën e parë të tetorit Pompeo vjen në Ballkan

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, Mike Pompeo javën e parë të muajit të ardhshëm do të zhvillojë vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi.

Sipas agjendës së publikuar nga DASH, pavarësisht vizitave në vendet fqinje, nuk është planifikuar një vizitë e sekretarit të Shtetit Amerikan Pompeo në Shqipëri. Pompeo, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të presidentit Donald Trump, fillimisht do të vizitojë Shkupin, ndërsa më pas shkon në Podgoricë, njofton Departamenti i Shtetit.

Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara sot ka planifikuar një konferencë shtypi mjaft të rëndësishme me gazetarët e akredituar në New York në margjinat e Kombeve të Bashkuara ku po mbahet sesioni i 74-të i Asamblesë së Përgjithshme.

Siç dihet z. Pompeo emëroi z. Matthew Palmer , si përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor, ku përfshihet Bosnja e Hercegovina , Kroacia, Serbia, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Mike Pompeo , është duke e udhëhequr vetë këtë udhëtim në trekëndëshin Ballkanik – Mal të Zi Maqedoni e Veriut në një takim diplomatik por sipas agjendës diplomatike – pa u ndalur në Shqipëri.

Share This Article