Ramzan Kadyrov, kreu i rajonit rus të Çeçenisë, ka thënë se Moska duhet të konsiderojë përdorimin e një arme bërthamore me rendiment të ulët në Ukrainë, pas një disfate të re të rëndësishme në fushën e betejës.
Kadyrov kritikoi komandantët e lartë për dështimet e tyre dhe shkroi në Telegram:
“Sipas mendimit tim personal, duhet të merren masa më drastike, deri në shpalljen e ligjit ushtarak në zonat kufitare dhe përdorimin e armëve bërthamore me rendiment të ulët”.