ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Tajfuni largohet nga Filipinet pasi vrau dy persona 6 hours ago
‘Kaosi ka ikur’ – rrugë të qeta në kufirin e Teksasit pas masave të ashpra të Trumpit 6 hours ago
Hulumtimet tregojnë se mungesa e strehimit është më e lartë se shifrat zyrtare 6 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 7 hours ago
Çfarë ndodh kur pi ujë me limon çdo ditë 7 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

“Kriza më e rëndë në 10 vite”, Borrell: Kosova dhe Serbia, marrëveshje para 21 nëntorit

albnews by albnews
15 November, 2022
in Kosova
0
“Kriza më e rëndë në 10 vite”, Borrell: Kosova dhe Serbia, marrëveshje para 21 nëntorit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Po përballemi me krizën më serioze të 10 viteve të fundit. Shefi i politikës së Jashtme të BE, Josef Borrell i komentoi kështu tensionet në rritje mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një konferencë pas takimit të ministrave të Jashtëm të BE, lidhur më çështje që lidhen me Ballkanin Perëndimor, Borrell u kërkoi të dyja palëve të tregojnë gatishmëri për zbutjen e situatës dhe të arrijnë një marrëveshje para 21 nëntorit, kur sipas planit të qeverisë Kurti pritet të nisë gjobitja e shoferëve që lëvizin me targa të paligjshme.

RelatedPosts

“Përdori administratën për zgjedhje”, Kurti amortizon akuzat: Kundërshtarët u bënë bashkë

​Procesi gjyqësor në Hagë-sot nis dëshminë diplomati amerikan, Christopher Hill

Halil Thaçi, i vetmi kandidat në balotazh që përmbysi rezultatin nga i dyti në të parin

“Tensionet po arrijnë një nivel shumë-shumë te rrezikshëm. Unë mund të them se ne po përballemi me krizën më të madhe dhe më serioze që nga viti 2013 dhe të dyja palët duhet urgjentisht që të tregojnë gatishmëri për të gjetur rrugën përpara për të ulur këto tensione. Nuk është e pranueshme për asnjërën palë që të shmangin ose të injorojnë obligimet nga dialogu”, tha Borrell.

Teksa theksoi se palët nuk e kanë kundërshtuar propozimin e mbështetur nga Franca dhe Gjermania për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, Borrell tha se Bashkimi Europian kërkon progres të qartë.

“Serbët e Kosovës duhet të kthehen në institucione. Autoritetet kosovare duhet të tregojnë fleksibilitet lidhur me çështjen e targave dhe të punojnë në implementimin e marrëveshjes për asociacionin e komunave me shumicë serbe pa shtyrje”.

Serbët janë larguar nga të gjitha institucionet në Kosovë për shkak të kundërshtisë për vendimin mbi targat e kanë braktisur, po ashtu mandatet e deputetëve. Presidentja Vjosa Osmani caktoi 18 dhjetorin si datë të mbajtjes së zgjedhjeve të  jashtëzakonshme për kryetarë të komunave veriore, pas takimit të zhvilluar me përfaqësues të partive politike.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Tajfuni largohet nga Filipinet pasi vrau dy persona

Tajfuni largohet nga Filipinet pasi vrau dy persona

10 November, 2025
‘Kaosi ka ikur’ – rrugë të qeta në kufirin e Teksasit pas masave të ashpra të Trumpit

‘Kaosi ka ikur’ – rrugë të qeta në kufirin e Teksasit pas masave të ashpra të Trumpit

10 November, 2025
Hulumtimet tregojnë se mungesa e strehimit është më e lartë se shifrat zyrtare

Hulumtimet tregojnë se mungesa e strehimit është më e lartë se shifrat zyrtare

10 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

10 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result